Grupimi Dhjetor 91 përshëndet kryeministrin Berisha
Kryetari i grupimit “Dhjetor 90” Bislim Ahmetaj përshëndeti kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe koalicionin e tij për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Duke kritikuar Partinë Socialiste, Ahmetaj tha se koalicioni PD-LSI është vendimi i duhur, i cili do ta shpjerë vendin drejt integrimit Europian. Mesazhe për koalicionin e ri integrues PD-LSI, i kanë ardhur kryeministrit Berisha edhe nga një numër shoqatash dhe forumesh qytetare brenda e jashtë vendit.