E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nderohet me çmimin Eisenhower Medallion

Kryeministri Sali Berisha është nderuar me çmimin e lartë ndërkombëtar “Eisenhower Medallion” të organizatës People to People International për kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e paqes në botë. Ky çmim prestigjioz është krijuar për nder të ish -Presidentit të 34 të SHBA-ve, Dight D. Eisenhoëer, dhe njëkohësisht themelues i People to People International.
Presidentja e kësaj organizate, dhe stërmbesa e ish presidentit Mary Eisenhower në letrën e saj drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë thekson:
“Unë personalisht kam qenë dëshmitare e kontributit që ju keni dhënë për krjimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global, ndaj Ju konsideroj Ju si personalitetin e vetëm për të fituar këtë çmim”.
Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza Ish Presidenti Jimmy Carter; Organizata Save the Children – 1998, Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentet e SHBA-ve Xhorxh Bush , Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.
Në pamundësi për të marrë pjesë vetë Kryeministri për shkak të angazhimeve që burojnë nga rizgjedhja e Tij në këtë detyrë në zgjedhjet e datës 28 qershor 2009, çmimi do t’i dorëzohet në emër të Tij, Zonjës Liri Berisha, e shoqëruar nga Zv/Ministrja e Punevë të Jashtme Znj.Edith Harxhi në Las Vegas, në takimin e përvitshëm të People to People International, ku pritet të marrin pjesë liderë dhe personalitete nga vende të ndryshme të botës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›