Kosovrasti: Shkolla "Çajupi" nuk u njoftua për protestën
Drejtoresha e shkollës "A. Z Çajupi", Albana Kosovrasti në një intervistë për RTV "Ora News" se kjo shkollë nuk është njoftuar për protestën dhe se nxënësit nuk kanë pasur ankesa më parë për librin. "Nga gjimnazistët nuk ka pasur ankesë për pakënaqësi ndaj teksit. Shkolla nuk ishte njoftuar për për protestën", u shpreh Kosovrasti. Sipas saj, asnjë lëvizje nuk mund t'i bëjë thirrje gjimnazistëve nën 18 vjeç të bojkotojnë mësimin. "5 persona djem të rinj dhe një vajzë si përfaqësues se një OJQ-je i shpërndanë fletushka dhe i bënë thirrje gjimnazistëve të bashkohen në protestë kur ata janë ende më pak se 18 vjeç", shtoi ajo.
Kosovrasti tha për "Ora News" se ka kërkuar verifikimin e dokumentacioneve të lëvizjes "Rinia aktive" nëse ajo është një lëvizje ligjore.
Lidhur me faktet që jepen në tekstin e historisë, ajo tha se nuk është njohur me to, por libri i historisë është pjesë e katalogut të MASH-it, ndaj nuk ka pse të paraqesë problem.
Gjimazistët e "A. Z Çajupi" u penguan të zhvillonin sot një proestë ku kundërshtonin tekstin e Histori 12. Disa prej nxënësve thanë se u kërcënuan ndaj hynë në mësim.