E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i naftës, fermerët e Korcës punojnë tokën si në mesjetë

KORCE- Cmimi i karburantit, i cili kohët e fundit ka njohur vetëm rritje ka detyruar fermerët në zonën e Korcës, tu rikthehen parmendave, branave dhe plugjeve për punimin e tokës.

Nga një vëzhgim i News 24 në fshtrat Plazë dhe Lajthizë të Korcës, vetë fermerët kanë treguar se përdorimi i traktorëve tashmë konsiderohet si një luks, shpenzimet e të cilit janë të papërballueshme.

Kjo sipas banorëve, i ka detyruar të punojnë tokat e tyre me kafshë.

“Nuk ia arrijmë ta punojmë tokën me traktorë, do ta punojmë me kafshë”, shprehet një fermer.

Ndërsa një tjetër thotë, “ Jemi kthyer tek parmenda, plugjet”.

Përpos vështirësive dhe shpenzimeve të punimit të tokës fermerët e kësaj zone mbeten skeptikë për prodhimet e tyre, pasi ende sot tonelata me prodhime bujqësore, si patate, qepë dhe mollë mbushin lumenjtë, kanalet dhe anësoret e rrugëve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›