E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, qeveria bie 2 muaj pas krijimit

RUMANI- Qeveria e Rumanisë nuk i ka mbijetuar dot mocionit të mosbesimit, vetëm 2 muaj pas krijimit të saj. Opozita përdori zemërimin publik ndaj masave të ashpra ekonomike për të rrëzuar kryeministrin Ungureanu.

Koalicioni i qendrës së djathtë ka shkurtuar pagat dhe ka rritur taksat në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e Rumanisë. Mësohet se presidenti i Rumanise Trajan Basesku ka emëruar tashmë liderin e opozitës Viktor Ponta si kryeministër të ri.

Vetë Ponta ka mirëpritur mocionin e mosbesimit duke thënë se ai shënon fundin e një sistemi abuziv që përdor çdo armë të mundshme. “Sot pati drejtesi”-tha ai. Zgjedhjet parlamentare në Rumani janë planifikuar të mbahen në nëntor.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›