E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, PS paraqet draftin `Për një Rilindje të Sportit Shqiptar`

DURRËS- Partia Socialiste ka paraqitur draft programin `Për një Rilindje të Sportit Shqiptar` në qytetin e Durrësit, me sportistë të fushave të ndryshme.

Drafti është një vendim politik i PS që të marrë opinionin e sportistëve në të gjitha rrethet e vendit, për të hartuar programin elektoral të vitit 2013. Kreu i komisionit të Sportit në PS, deputeti Fidel Ylli deklaroi se kjo forcë politike do të hartojë ligjin për vëmendjen ndaj sportistëve, por edhe për infrastrukturën sportive në të gjithë vendin.

Në draft program PS kërkon që të gjithë sportistët të vlerësohen ashtu sikundër ndodh edhe me vendet fqinjë, duke kërkuar bashkëpunimin e të gjtha forcave politike, në ligjin për sportistët.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera PS tryezë për peshkimin në shëngjin të Lezhës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›