Uashingtoni: Qeveria e re pranoi dështimet në zgjedhjet e 28 qershorit
Përfaqësuesit e DASH-it dhe të BE-së raportojnë para Komisionit Amerikan të Helsinkit
Zgjedhjet e 28 qershorit kanë pasur probleme, por qeveria e re është angazhuar para Uashingtonit se do t’i përmirësojë. Kështu është shprehur përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit për rajonin, Stjuart Xhons, gjatë dëshmisë së tij para Komisionit Amerikan të Helsinkit. Në panelin me kongresistë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të politikës amerikane, ku u debatua për angazhimin euro-amerikan për Ballkanin, ka dëshmuar edhe Bjorn Lyrvall, drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë. Duke u ndaluar veçmas te zgjedhjet, ai ka deklaruar se problemi më shqetësues ishin ndërhyrjet politike pas ditës së zgjedhjeve. Por, Lyrvall, duke folur në cilësinë e presidencës suedeze të BE-së, tha se “shpreson se pas dy javësh, kryediplomatët e 27-shes europiane do t’i kalojnë Komisionit Europian për vlerësim kërkesën që ka paraqitur Shqipëria për statusin e vendit kandidat. Kjo seancë u mbajt për të informuar nivelet e larta të Uashingtonit rreth problemeve që kanë vendet e rajonit, veçanërisht Bosnja, Kosova dhe Serbia, si dhe për të kërkuar një riangazhim më të madh të administratës “Obama” ndaj Ballkanit Perëndimor.
Qëndrimi i Stjuart Xhons
Stjuart Xhons, zëvendësasistenti i sekretarit për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar para panelit të kongresistëve të Komisionit të Helsinkit se “qeveria e re (e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, - shën. red) i ka pranuar dështimet dhe se është e angazhuar që ato të zgjidhen në të ardhmen përmes procedurave dhe ndryshimeve ligjore”. Duke komentuar procesin e fundit zgjedhor në Shqipëri, ai tha se u “shënua progres i prekshëm, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë regjistrimin e votuesve, identifikimin dhe kuadrin ligjor”. “ODIHR-i vlerësoi se ato realizuan pjesën më të madhe të angazhimeve të OSBE-së, por nuk arritën potencialin e Shqipërisë për standardet më të larta për zgjedhje demokratike”, - tha i deleguari amerikan për rajonin. Ai konstaton se janë identifikuar hapësira për përmirësim si në numërimin e fletëve të votimit, shpallja e rezultateve, anësinë e mediave dhe presionin ndaj punonjësve të administratës publike nga partitë në qeverisje gjatë fushatës. Zoti Xhons tha se e njëjta situatë me proceset zgjedhore është edhe në Maqedoni, Malin e Zi apo Serbi, por konstatoi se janë shënuar përmirësime.
Qëndrimi i Presidencës suedeze
Pak më kritik ka qenë në dëshminë e tij përfaqësuesi i Presidencës suedeze të BE-së gjatë prezantimit të tij në panelin e Komisionit Amerikan të Helsinkit. Siç e treguan edhe zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, rruga për anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk do të jetë e lehtë”, - tha zoti Lyrvall, zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme suedeze. Ai tha: “Fatkeqësisht, zgjedhjet u shoqëruan me ndërhyrje politike në procesin paszgjedhor dhe një gjë e tillë u theksua edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë”. Përfaqësuesi i Presidencës Europiane në panelin e kongresistëve amerikanë shtoi se “krahas përpjekjeve për të arritur më shumë standarde demokratike, Shqipëria ka nevojë të forcojë administratën publike, reformën në Gjyqësor dhe të luftojë në mënyrë më efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
“Në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të BE-së, që do të zhvillohet thuajse dy javë më pas, ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për të çuar te Komisioni për vlerësim kërkesën e Shqipërisë për aplikimin e statusit të kandidatit”, - tha Lyvrall
Angazhimi në rajon
Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së, në prezantimet e tyre, shtruan domosdoshmërinë e shtimit të përpjekjeve për stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit. Sipas tyre, shqetësuese mbetet situata në Bosnjë dhe Kosovë. Problem, sipas zotit Stjuart Xhons, është Rusia, e cila është ende larg një kompromisi me Perëndimin për pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ata thanë se në samitin SHBA-BE, që pritet të mbahet së shpejti, Ballkani do të jetë në axhendën e bisedimeve.
Sipas Stjuart Xhons, “Shtetet e Bashkuara, vetëm në vitin 2009, kanë akorduar më shumë se 116 milionë dollarë në mbështetje të programeve me qëllim që të promovojmë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në vendet e rajonit”. Ndërsa Lyvrall tha se BE-ja ka qenë donatori më i madhi në Ballkan, duke dhënë, ndër të tjera, rreth 13 miliardë euro në formë asistence për infrastrukturën, ndërtimin e institucioneve për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar, për forcimin e mbrojtjes së minoriteteve dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut që nga viti 1991.
“Deri në vitin 2013 ne do të shpenzojmë më shumë se 900 milionë euro për çdo vit në rajon. Këto të dhëna nuk përfshijnë kostot e misioneve paqeruajtëse që kanë nisur që prej vitit 2003 dhe që akoma vazhdojnë tri prej tyre”, - tha përfaqësuesi i Presidencës suedeze. Sipas zyrtarëve të lartë të Uashingtonit, administrata “Obama” është duke intensifikuar angazhimin e saj me rajonin, duke ushtruar presion në përshpejtimin e reformave që do ta çojnë Ballkanin Perëndimor përpara, në rrjedhat europiane. Sipas tyre, “rajoni ka bërë një rrugë të gjatë, por udhëtimi nuk ka përfunduar”.
Ministria e Jashtme: KAH vlerëson qeverinë dhe standardet e zgjedhjeve
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme ka përcjellë informacionin për zhvillimin e seancës dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë në Uashington. Sipas tij, Komisioni Amerikan i Helsinkit në Kongresin Amerikan vlerëson qeverinë shqiptare dhe standardet e zgjedhjeve në Shqipëri. Informacioni zyrtar citon shprehjet e zotit Xhons: “Shqipëria bëri përparim të dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme; ka përmirësime në regjistrimin e votuesve, kartat e identitetit dhe kornizën ligjore; dhe se vendi po ecën gradualisht drejt integrimit evropian”.
SHBA: Do të mbështesim projektin “Durrës-Kukës”
Gjatë seancës dëgjimore, kongresistët amerikanë kanë shprehur mbështetje për ndërtimin e autostradës “Durrës-Kukës-Prishtinë”, duke e konsideruar një projekt madhor me vlera për të gjithë rajonin. “Në krye të përpjekjeve tona diplomatike është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të mbështesim projektet e infrastrukturës, të tilla si autostrada që nis nga bregdeti shqiptar drejt Kosovës”, - tha kongresisti Robert Aderholt, i cili është dhe anëtar i Komisionit Amerikan të Helsinkit. Sipas tij, “të tilla projekte sjellin përfitime për të gjitha vendet në rajon dhe shërbejnë si shtylla në paqen dhe stabilitetin rajonal”. Ai i ka kërkuar përfaqësuesit të DASH-it, zotit Stjuart Xhons, informacion mbi ecurinë e rrugës. Pasi informoi, kongresisti Xhons tha se “unë jam dakord me ju kongresistë; kjo është një vlerë e jashtëzakonshme për të gjithë rajonin në tërësi, sepse do të lehtësojë transportin jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, por për të gjitha vendet e rajonit”.
1 Tetor 2009