Uashingtoni gati për inaugurimin e Presidentit të 44-rt të SHBA-së, Barak Obama

Turma njerëzish në Parkun Kombëtar të Washingtonit
Kryeqyteti i Sheteve të Bashkuara, Uashingtoni është mbushur me mijëra njerëz të entuziazmuar, të cilët kanë ardhur nga i gjithë vendi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Barak Obamës si presidenti i 44-rt i Shteteve të Bashkuara.

Ndërtesa e Kongresit amerikan, ku zoti Obama do të bëjë betimin për president, është zbukuruar me flamuj amerikanë dhe shitësit ambulantë anembanë qytetit prej ditësh po shesin suvenire me fotografi të zotit Obama, si bluza, kapele dhe kopsa.
Zoti Obama do të bëjë sot betimin në shkallët e ndërtesës së Kongresit Amerikan, që gjendet përballë Parkut Kombëtar të Washingtontit. Kjo është hera e parë që i gjithë parku, i cili shtrihet nga ndertesa e Kongresit, deri tek monumenti i Abraham Linkolnit, do të jetë i hapur për pjesëmarrësit, të cilët mund të ndjekin ceremoninë e betimit përmes ekraneve gjigande të vendosura aty.