Kuvendi zhvillon seancën e parë parlamentare në sesionin e tij të fundit
Miratohet programi i punës dhe kalendari trejavor
TIRANE - Në sesionin e fundit të legjislaturës Kuvendi u mblodh ditën e djeshme ku dhe hapi punimet për këtë sesion të fundit parlamentar. Në mungesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e të Presidentit, Barack Obama, seance u drejtua nga Nënkryetari Neritan Ceka. Seanca plenare vijoi me rendin e ditës, në të cilin bënin pjesë, miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 29.12.2008, miratimi i Programit të Punës të Kuvendit për periudhën 19 janar-16 mars 2009, miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit 19 janar-5 shkurt 2009.
Të gjitha pikat u miratuan nga deputetët e pranishëm në sallë.
Në fillim të seancës deputeti Kastriot Islami, në emër të Grupit Parlamentar Socialist, kërkoi ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, “ad hoc”, që të mbikëqyrë ecurinë e përgatitjeve për procesin zgjedhor. Seanca parlamentare zgjati vetëm 12 minuta.