E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mashtron me numrin e dublimeve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile

PS demonizon përgatitjen e zgjedhjeve, kërkon komision parlamentar për politizimin e procesit. Reagon Ministria e Brendshme, e cila garanton përfundimin e procesit brenda tre javësh

TIRANE - Mes një monitorimi të kujdesshëm të procesit të përgatitjes së infrastrukturës
për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit dhe demonizimit të tij
në funksion të efekteve të prapamenduara të të pasurit një alibi në rast dështimi elektoral, Partia Socialiste duket se ka zgjedhur këtë të fundit. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar dje se procesi për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve po shoqërohet më shumë vonesa që rrezikojnë sipas tij të cenojnë standardet e kërkuara nga ky proces.
Duke u kapur pas një shifre emrash të dubluar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, që sipas Ramës kalojnë mbi 100 mijë, lideri i selisë rozë propozoi edhe korrigjimin e metodës së zgjedhur e të mënyrës së ndjekur deri tani për pajisjen me kartat e identitetit të qytetarëve shqiptarë, duke i dhënë prioritet absolut qytetarëve e qytetareve votues që nuk kanë pasaportë për shkak se sipas Kodin e ri Zgjedhor këta të fundit rrezikojnë që të humbasin të drejtën e votës në 28 qershor.
Reagimi i Ministrisë së Brendshme për shpërndarjen e kartave të identitetit/Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas akuzave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Fatmir Konja, garantoi opinionin publik se përkundër akuzave të selisë rozës, gjithçka po ecën sipas plan kalendarit dhe parashikimeve për procesin. “Dëshirojmë të sqarojmë ndërkohë opinionin publik edhe në lidhje me pretendimin e Partisë Socialiste për numrin e shtetasve që figurojnë të dubluar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Numri i shtetasve që figurojnë të dubluar në regjistër është 50 392 dhe jo 100 mijë, siç u deklarua në selinë e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër theksojmë edhe njëherë se është pikërisht formati elektronik i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, që siguron një numër të veçantë identifikimi për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Nga numri personal që i jepet çdo shtetasi përcaktohet ekzaktësisht se sa dublikime ka në regjistër dhe ku ndodhen ato. Puna për pastrimin e këtyre dublikimeve vazhdon pandërprerë dhe do të përfundojë brenda tri javësh”, deklaroi Konja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›