E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni ne Diten Globale te Mjedisit

10 tetori i ketij viti ishte nje date qe banore ne gjithe boten organizuan tubime per mjedisin. Ne Afganistan ata mbollen fidane dhe ne Kine studentet e universiteteve moren pjese nje gare per energjine e paster. mbi Disa nga aktivitetet u zhvilluan ne Uashington.

Aktivistet e mjedisit shkencetaret dhe qytetaret e thjeshte zhvilluan nje demonstrate para Shtepise se Bardhe ne Uashington. Ata kerkonin nga presidenti te beje me shume pune se sa fjale per politikat e mjedisit.

Ndryshimet e pakontrolluara klimatike do te paraqesin rreziqe te papranueshme.

Ata duan qe presidenti te veproje.

Kjo eshte gjeja me e rendesishme qe njerezimi ka pare dikush duhet ta ngreje zerin thote nje aktivist.

Aktivitetet u sponzorizuan nga Organizata Miqte e Tokes. Presidenti i kesaj organizate Erik Pisa thote se kjo ngjarje ishte vetem nje nga shume ngjarjet e organizuara anembane botes me rastin e 10 tetorit 2010.

Ne veprojme ne gjithe Europen kemi marr fotografi nga Afrika dhe Amerika Jugore. shte me te vertete nje ngjarje globale.

Eksperti i mjedisit dhe ish shkencetari i NASA-s Xhim Hansen foli para turmes mbi rrezikun qe vjene nga mos kufizimi i varesise se planetit nga karboni.

Ne mund te shkaktojme rritjen e nivelit te detit ne disa metra ne te ardhmen mund te shkaktojme zhdukjen e nje numri te madh te specieve ne toke. Dhe kjo do te ndodhe gjate jetes se femijeve tane. Ne duhet te angazhohemi qe qeveria te kuptoje kete problem dhe te beje dicka mbi kete.

Jo te gjithe jane dakord me kete. Walter Cunningham astronaut dhe ish koleg i Jim Hansenit ne NASA e ka kritikuar ate duke e quajtur Jim Hansenin nje aktivist politik i cili perhap frike me fjalimet e tij mbi ceshtjen e ndryshimeve klimatike.

Megjithate Erik Pisa thote se Shtetet e Bashkuara historikisht kane liruar me shume gazera qe shkaktojne efektin serre.

Pergjegjesia jone nuk eshte vetem te jemi udheheqes ne reduktimin e parametrave ndotes ne vendin tone por gjithashtu te ndihmojme komunitetet ne gjithe boten qe te zgjidhin problemin e ndotjes se ajrit.

Zoti Hansen thote se Kina eshte ndotesi i dyte ne bote qe cliron nivele te larta te efektit serre por ne krahasim me Shtetet e Bashkuara Kina eshte ne rruge te duhur.

Ata po investojne shume ne prodhimin e energjise diellore energjise se eres dhe energjise berthamore. Ata tani jane te paret ne bote per nga numri i ndertimeve te ketyre burimeve energjetike. Dhe sapo kane rene dakord te vendosin nje taks mbi lirimin e karbonit.

Anembane qytetit organizata Roadside Organic ka organizuar festa ushqimi ne rruge per rritjen e vetedijes se qytetareve mbi mjedisin dhe perfitimet shendetesore qe vijne nga artikujt ushqimit te prodhuar nga bujqit lokal.

Bashkethemeluesi i ketij grupi eshte Nikolas Wajzman

10/10/10 eshte nje dite globale e veprimit ne po festojme zgjidhjet e problemit te ndryshimeve klimatike dhe ushqimi eshte pjese integrale e zgjidhjes. Ne kemi ardhur ketu per ushqimin tone dhe kemi humbur shume.

Aktivistet kerkojne qe njerezit te hane ushqime te prodhuar nga bujqit lokal e qe jane ushqime sezonale ne vend se te perdoren produkte ushqimore te importuara nga gjithe bota. Zoti Wajzman thote se ajo qe konsumojne njerezit ka shume rendesi per mjedisin.

Kjo eshte e rendesishme per klimen. Bujqesia industriale eshte kontribuesi me i madh i ndryshimeve klimatike ketu.

Ne keto ngjarje ushqimi i prodhuar nga bujqit lokal jepet falas dhe po ashtu falas mund te ndiqet nje koncert me artistin muzikes hip hop nga Uashingtoni Tabi Bonej i cili eshte lindur ne Togo.

Zoti Wajzman thote se ngjarja ka qene e suksesshme sepse mblodhi komunitetin e larmishem te Uashingtonit per te festuar diten globale te klimes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›