Çekët: Ëndrra jonë kalon nga Vlora
“Shumë njerëz kishin favorizuar skuadrën malazeze, por përballja na tregoi se ishim të gabuar. Shqiptarët kanë shpejtësi dhe janë një skuadër teknike, por ajo që më habiti më shumë ishte disiplina dhe organizimi,” ka deklaruar ndihmës-trajneri Josep Veber që ka ndjekur nga stadiumi ndeshjen e së enjtes mes Flamurtarit dhe Buduçonistit, ndeshje që u fitua minimalisht 1-2 nga miqtë malazezë, por që nuk e kompromentoi kualifikimin e vlonjatëve për në turin e dytë të Europa League, falë triumfit 1-3 në Podgoricë. Flamurtari është shndërruar tashmë në pengesën e çekëve për të realizuar ëndërrën europiane, pjesëmarrjen në grupe. Por çekët, të befasuar nga ndeshja e parë, kanë udhëtuar si delegacion në stadiumin “Flamurtari”, pasi edhe trajneri Francis Komançki ka qenë personalisht në tribunë. “Ajo që na nevojitet është vetëm motivimi. Duhet t’i shohim kundërshtarët tanë si rivalë të fortë që të triumfojmë në të dyja ndeshjet,” komenton asistenti Josep Veber.
Sllovakët shpërfillin Tiranën
Sikundër pritej, Spartak Trnava u kualifikua në dëm të Zetës së Malit të Zi dhe në turin e dytë paraeliminator të Europa League do të ndeshet me 24 herë kampionët e vendit, Tiranën. Megjithatë, duket se skuadra sllovake po i bën hesapet përtej
“Ne kujdesemi më shumë për veten tonë sesa për kundërshtarin. Disa informacione nga Tirana ne i kemi, por ka ende kohë. Na duhet më parë të ndreqim problemet tona dhe të përfundojmë disa formalitete që duhen zgjidhur sa më shpejt që të jetë e mundur,” ka deklaruar trajneri i Spartak Trnavës, Paul Hofte.