E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hej dëshiron rimeç me Kliçkon

David Hej e ka bërë edhe më të pa qartë të ardhmen e tij, duke thënë se ai do të pranonte me gjithë dëshirë një duel tjetër nëse këtë do t’ia ofronte Vladimir Kliçko. Hej ka thënë se ai do të pensionohet para ditëlindjes së tij të 31-të në tetor, ndërsa humbja në pikë ndaj Vladimir Kliçkos, që sipas tij ndodhi për shkak të gishtit të thyer, nuk ishte e denjë dhe do të pranonte një rimeç. “Dëgjoni, a do të ma ofronte ai një rimeç kur do të isha 100% i përgatitur? Unë nuk e di. Do të doja që të ma jepte një rimeç. Ai ka thënë se mund të më hedhë nokaut dhe do të dëshiroja ta shihja këtë. Mendoj se do të ishte interesante. E godita atë më shumë se sa ai mua, por ky është boksi. Do të doja që ta hidhja nokaut, por fatkeqësisht nuk ndodhi.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›