E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blic: Nikoliç do bashkëpunojë me Kosovën

Tomislav Nikoliç

Brukseli dhe SHBA-të ia kanë bërë të qartë Tomislav Nikoliçit, presidentit të sapo zgjedhur serb, se nga ai pritet që të tregojë më shumë angazhim lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Kështu ka raportuar e përditshmja serbe, “Blic”.

Sipas gazetës serbe Blic, presidentit të ri serb i është thënë se bashkëpunimi rreth kësaj çështjeje do të jetë vendimtar për ndryshimin e imazhit të tij.

Burime të kësaj gazete bëjnë të ditur se Nikoliç ka paralajmëruar se e pranon bashkëpunimin dhe këtë do ta dëshmojë qysh në takimet e pra të caktuara në Bruksel.

Udhëtimi i parë i Nikoliçit për në Bruksel duhet të jetë takimi me kryetarin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompey dhe me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. /Blic/

Përgatiti:E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›