E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjendur “ofsajd”, PS kërkon kohë, kundërshton mbajtjen e raundit të dytë të hënën

31-05-2012 / Gazeta 55

Kuvendi vendos sot për datën e zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit

Parlamenti do të caktojë sot datën për raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Presidenti të ri, një ditë pas ezaurimit pa kandidatë të raundit të parë. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nuk ra dakord dje që seanca e radhës e Kuvendit të zhvillohet të hënën e 4 qershorit ora 10, pas kundërshtimit të shprehur nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Në kushtet e oponencës së PS, u kërkua që seanca të zhvendosej për ditën e martë, datë 5 qershor ora 10. Për mungesë konsensusi, Konferenca e Kryetarëve gjykoi se zgjedhja e njërës prej alternativave të zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, do të vendoset sot gjatë seancës plenare të Kuvendit. “Në konferencë u morën në shqyrtim të gjitha opsionet e mundshme që lejon rregullorja dhe në përfundim shumica e anëtarëve të Konferencës mbështetën propozimin që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt. 04. 06. 2012, ora 10.00. Anëtarët që i përkasin grupi politik të Partisë Socialiste nuk dhanë konsensus për këtë datë pasi kërkuan zhvillimin e Seancës ditën e martë, datë 05. 06. 2012, ora 10.00. Në këto kushte, Konferenca gjykoi që (për mungesë konsensusi), zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e nesërme (sot) parlamentare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›