E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramoz Ruçi: “S’e pranojmë Zaganjorin, është i mazhorancës!”

31-05-2012 / Gazeta 55

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi deklaroi dje se kandidati i PD-së dhe LSI-së është zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe se nuk mund të pranohet nga opozita. Sipas tij, konsensusi i arritur brenda koalicionit qeveritar për kandidaturën e anëtarit të Kushtetueses, Xhezair Zaganjori është i pavlerë, pasi duheshin konsulta me opozitën. “Sigurisht ne iu përgjigjëm kërkesës së Partisë Demokratike e cila kërkoi të zhvillonte negociata. Ishim në pritje të një përgjigje të kërkesës sonë të bërë në tryezën e parë në mënyrë që t`i jepnin zgjidhje 4 çështjeve sot në këtë takim i cili nuk ishte për të negociuar por për tu njohur për një kandidat të njëanshëm”, tha Ruçi. I pyetur nëse PS-ja do të votojë në parlament kandidaturën e Zaganjorit nëse në seancë shkohet me një emër, Ruçi iu përgjigj, “Të presim të shohim nëse do ketë apo nuk do të ketë votim. Nëse do të paraqitet apo jo kandidati, shpresoj ende që mazhoranca t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së saj për një proces konsensual me opozitën”, tha ai.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›