Udhëtim nëpër rrugët e Amerikës
Që nga momenti i parë, seriali "On the Road in Amerika", duket lloji i show-ut televiziv që mund të prodhojnë "Al-Jazeera" dhe MTV nëse bashkëpunojnë në një sallë montazhi. Është një "reality show" me 12 pjesë, i cili do të transmetohet në Lindjen e Mesme: protagonistët janë një grup të rinjsh arabë me pikëpamje të mira, të cilët përshkojnë Amerikën nga njëra anë në tjetrën, për të edukuar vetveten, si dhe personat që takojnë gjatë rrugës.
Por po t‘u hedhësh një sy emrave të produksionit, të duket sikur po lexon listën e anëtarëve të grupit të studiuesve në Irak, komisioni me dy parti, i cili në dhjetor i ka prezantuar konkluzionet e tij Presidentit Bush. Zëvendëspresidentët e grupit studiues, James Baker III dhe Lee Hamilton, bëjnë pjesë në komitetin e zhvillimit të "Layalina producions", shoqëria jofitimprurëse (dhe pa bindje politike) e cila ka realizuar reality show-n "On the Road in Amerika", transmetuar nga rrjeti satelitor arab "Middle East Broadcasting Center Mbc". (Mbc është një shoqëri e anëtarësuar në "Al-Arabiya", një kanal informativ konkurrues i "Al-Jazeera"-s).
Në komitetin e zhvillimit të "Layalina producions", figuron edhe një ish-president, George H.W Bush (shfaqur si president honorar në komitetin e zhvillimit, siç është quajtur zyrtarisht komiteti) si edhe një duzinë të eksponentëve të planit të tij kryesor dhe administratave të tjera, si republikanë ashtu dhe demokratë. Ja disa prej tyre: Henry Kssinger, Brent Scowcroft, Zbigniew Brzezinski, Samuel Berger dhe Lawewnce Eagleburger.
Ky koalicion i pamundur këshilltarësh jo i paguar (ku roli i tij kryesor është të mbledhë fonde dhe të tregojë kontaktet e tij diplomatike) ka kontribuar për t‘i dhënë jetë një imazhi të ri të Amerikës, e parë nga sytë e tre studentëve (një egjiptian, një libanez dhe një arab) dhe nga sytë e një gruaje palestineze, e cila në të njëjtën kohë ka edhe rolin e asistentes së prodhimit dhe interpretimit.
E nënkuptuar, edhe pse jo e deklaruar, është dëshira për të korrigjuar dëmin e vuajtjeve ndaj imazhit të Amerikës në Lindjen e Mesme nga lufta irakiane dhe nga prania militare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak, pothuajse katër vjet. Por produksioni, i cili është financuar më shumë nga fondacionet private dhe pa ndihma publike, kërkon të luftojë pamjen e një kombi arrogant, përqendruar vetëm te vetvetja dhe te luftërat e vazhdueshme.
"Ajo që më ka tërhequr në këtë projekt", thotë Brzezinski, i cili mbuloi detyrën e këshilltarit për sigurinë ndërkombëtare gjatë
Presidencës "Carter", "është se duket sikur i përgjigjesh një nevoje të vërtetë, pra ajo e të transmetuarit në një farë mënyre realitetin amerikan, shumëllojshmërinë, tolerancën e saj të thellë, ato lloj gjërash që jo gjithmonë duken nga pamja e jashtme, si mes admiruesve ashtu dhe kritikuesve të Amerikës".
Në pjesën e parë, përshtatur në Uashington dhe transmetuar nga "Mbc", Ali Amr, 22 vjeç, egjiptian, student kontabiliteti, shpreh opinionet e tij fillestare mbi amerikanët. "Ju më thoni që ato nuk janë të përgjegjshëm për politikën e Bushit", thotë, "dhe unë po ju them se janë ata që e kanë zgjedhur, është e vërtetë apo jo?"
Por gjëja më interesante e komenteve rastësore të pjesëmarrësve për Presidentin aktual në detyrë, është diskutim me zemër të hapur, i cili vazhdon për të gjitha pjesët e serisë (në pjesën e dytë pjesëmarrësit transferohen nga Uashingtoni në Nju Jork) mbi marrëdhëniet mes Izraelit dhe arabëve.
"Izraelitët, unë i urrej", thotë në arabisht asistentja e produksionit të serialit, një palestineze e ardhur nga vendet e largëta të Libanit, pasi kishte dëgjuar verën e shkuar në radio lajmin e një bombardimi izraelit mbi Liban. Por duke u bërë fjalë për një seri të prodhuar nga amerikanët, vajza e ndërroi menjëherë (në harkun kohor të pjesës, i cili është i gjatë 24 minuta) pozicionin e saj.
"Bota arabe mendon se Izraeli kërkon të marrë Lindjen e Mesme", thotë Livneh, në furgonin e prodhimit. "E kupton, është absurde". Menjëherë Lara i thotë Livneh: "Kurrë, kurrë, kurrë, nuk e kisha imagjinuar që do të kisha një bisedë të tillë me një njeri si puna jote".
Mazen Hayek, drejtor i programacionit për "Mbc"-në thotë se është shumë krenar që merr pjesë në këtë projekt.
"Gjëja më e rëndësishme e këtij seriali", thotë Hayek, "është se do të vazhdoje të kontribuojë për të kapërcyer stereotipat ekzistues si mes amerikanëve ashtu dhe mes arabëve, duke bërë të triumfojë talenti dhe duke u treguar spektatorëve mënyrën në të cilën amerikanët trajtojnë këta persona".