Protesta, punëtorët ulen mbi shinat e trenit
DURRES - Greva njëorëshe e Hekurudhave ka paralizuar, përkohësisht, trenin e studentëve të linjës Durrës-Tiranë.
Qindra sindikalistë e kanë ndërprerë punën në orën 06:00 të mëngjesit, me qëllim sensibilizimin e qeverisë për kërkesat e tyre ekonomike. Një ndër kërkesat bazë të lëvizjes sindikale është rritja e rrogës dhe përmirësimi i kushteve të punës. Grevistët janë shtrirë mbi binarë, duke i lënë të kuptojë Ministrisë së Transporteve se ky është vetëm një paralajmërim, pasi nëse kërkesat nuk do të zbatohen, protesta do të marrë përmasa akoma më të mëdha. Afro dy javë më parë, sindikalistët e hekurudhës shqiptare u mblodhën në Durrës, ku përmes një rezolute iu drejtuan Parlamentit, Kryeministrit, ministrive të Transporteve dhe Ekonomisë si dhe Bordit Drejtues për kërkesat e tyre me tetë pika. Kreu i sindikalistëve, Osman Meta shprehet se nga 2800 vagonë që ka pasur hekurudha në vitin 1991, tani numërohen vetëm 800. E njëjta gjë, sipas tij, ka ndodhur edhe me lokomotivat, shumica e të cilave janë shkrirë për skrap. "Në inventarin e hekurudhës numëroheshin 80 lokomotiva, ndërsa sot numri i tyre është reduktuar me 25". Sindikalistët shprehen se nëse paratë e fituara nga shitja e skrapit do të përdoreshin për investime, atëherë gjendja e hekurudhës shqiptare do të ishte përmirësuar ndjeshëm. Osman Meta akuzon se shumë vagonë dhe lokomotiva janë shitur për skrap në Mal të Zi, apo janë dërguar për shkrirje në Elbasan. Ky proces ka ndodhur në 17 vjet tranzicion, ndaj për t'i paraprirë rrënimit të mëtejshëm të hekurudhës dhe vjedhjeve të pasurisë së saj, sindikalistët kërkojnë inventarizim të menjëhershëm. Hekurudha që prej katër vitesh është kthyer në mollë sherri mes drejtorisë së këtij institucioni dhe sindikatës së pavarur të punonjësve hekurudhor. Kështu, 114 punonjës të hekurudhës kanë zhvilluar një grevë njëorëshe, ku dhe kanë bllokuar udhëtimin trenit Durrës-Tiranë. Për t'i dhënë fund kësaj situate u desh ndërhyrja e policisë, për shpërndarjen e punonjësve, të cilët ishin ulur në shinat e trenit. Kreu i sindikatës së punonjësve të hekurudhës, Osman Meta tha se, punonjësit kërkojnë nga Drejtoria e Hekurudhës rregullimin e sistemit të pagave sipas kategorive të punës, duke u mbështetur në minimumin jetik të miratuar nga qeveria, etj., pasi në rast të kundërt, greva do të përshkallëzohet ditët në vijim. o.u