E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHIK-asit zaptojnë Tatimet

Në heshtje të plotë, gjë,
që përputhet me stilin
e mësuar gjatë kryerjes
së detyrës së mëparshme në
SHIK-un (Shërbimi Informativ
Kombëtar) e Gazidedes, Arben
Sefgjini, drejtori i Përgjithshëm
i Tatimeve, ka ndërmarrë një
reformë të thellë te Tatimet,
duke "prerë koka" jo të
parëndësishme në administratën
fiskale dhe duke afruar
aty ish-bashkëpunëtorë të tij
mjaft të ngushtë të SHIK-ut të
viteve ‘92-‘96. Gazeta "Shqip" ka
investiguar të gjitha largimet
dhe emërimet e kryera nga
drejtori aktual i Tatimeve, që
tashmë ndodhet nën arrest shtëpie,
ku ka konstatuar se disa
nga postet më të rëndësishme
në administratën tatimore,
tashmë mbahen nga ish-bashkëpunëtorë
të Sefgjinit, efektiva
të SHIK-ut famëkeq të Gazidedes.
Rikthimi i SHIK-asve
Menjëherë, me ardhjen e tij
në krye të Tatimeve, Sefgjini largoi
figura të njohura, duke ricikluar
aty ish-kolegë të tij, efektivë
të Shërbimit Informativ
Kombëtar, gjatë viteve 1992-
1996. Një nga lëvizjet e para të
Sefgjinit ishte largimi i drejtoreshës
Juridike në DPT, Mariana
Kureta, e cila është zëvendësuar
në këtë post nga Abdyl
Spahiu, ish-punonjës i Shërbimit
Informativ në Fier, njëri
nga bashkëpunëtorët më të
ngushtë të Sefgjinit. Me një përvojë
të gjatë në Tatime, Kureta
është dërguar te drejtoria e VIPave,
me detyrën e një juristeje
të thjeshtë. Bexhet Mujollari,
ish-efektiv i Shërbimit Informativ
Kombëtar në qytetin e Korçës,
është emëruar përgjegjës
në njësinë e Investigimit të
Brendshëm Antikorrupsion në
Drejtorinë e Përgjithshme të
Tatimeve. Reforma e Sefgjinit
ka prekur edhe Drejtorinë e
Auditit të Brendshëm në DPT.
Një tjetër ish-efektiv i Shërbimit
Informativ Kombëtar, Muharrem
Doku, është emëruar nga
Sefgjini në Drejtorinë e Auditit
të Brendshëm në DPT, duke
mbajtur një post mjaft të rëndësishëm.
Ish-kolegë të Sefgjinit
gjenden edhe në postet drejtuese
të Policisë Tatimore. Dan
Xhebexhi, drejtori aktual i Policisë
Tatimore të Tiranës, ka
qenë një efektiv me rëndësi i
SHIK-ut. Në vitin 1997, Xhebexhi
ishte pjesë e grupit të SHIKasve,
që qeveria e atëhershme
dërgoi në Vlorë për të thyer
protestat e qytetarëve të irrituar
nga humbja e parave në skemat
piramidale, ku mësohet të
ketë mbetur edhe i plagosur.
Largimet
Sipas burimeve, Sefgjini ka
larguar tashmë nga detyra
Dëshir Tudën, që po bënte një
karrierë të sigurt, duke kaluar
nga posti i kryetarit të degës së
Tiranës, më të madhes në vend,
në atë të drejtorit të Kontrolleve
Tatimore në Drejtorinë e
Përgjithshme. Sefgjini e ka ulur
atë në detyrën e përgjegjësit të
sektorit. Ndërkohë, drejtoresha
teknike Silvana Meko, e cila
ka qenë edhe nëndrejtoreshë e
Përgjithshme e Tatimeve, gjithashtu
me përvojë mbi 10 vjet në
këtë sektor, është transferuar si
inspektore e thjeshtë në degën
e Tiranës. Reforma ka prekur
edhe Margarit Ekonomin, ish-
drejtorin e Informatikës në Tatime,
i cili ka hartuar programin
e parë dhe të vetëm për
sistemin e kërkimit dhe statistikave
në sistemin tatimor e që
cilësohet nga ekspertët si ideatori
i këtij programi (situata
financiare 7.0.4), është transferuar
në detyrën e papërfillshme
të një specialisti në
degën e Tatim-Taksave të
kryeqytetit, ku dhe është larguar
më pas nga kjo detyrë me
dëshirën e tij. Pozicionin e
drejtorit të Informatikës në
DPT e ka trashëguar Ilir Kurti,
edhe ky bashkëpunëtor i
ngushtë i Sefgjinit. Po kështu,
në degën e Tiranës është dërguar
edhe ish-drejtoresha e
Kontabilitetit Tatimor, Fatlinda
Gavazi me detyrën e inspektores.
Pozicionin e saj e ka
trashëguar Flora Lamçe, ishinspektore
e degës së VIP-ave.
Gati të gjithë të ardhurit në vend
të tyre kanë punuar në SHIK-un
e mëparshëm, duke filluar nga
drejtori juridik, ndërkohë që
drejtori i investigimit të çmimeve,
Fredi Meto, është edhe
efektiv i SHISH-it aktual.

Sefgjini, në arrest shtëpie

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, ndod
het prej më shumë se një jave nën arrest shtëpie dhe
përveç zhdukjes së Remzi Hoxhës, do të procedohet tashmë
edhe për rrëmbimin e Avdyl Loshajt. "Kryetatimori dhe
tre ish-drejtuesit e Shërbimit Informativ Kombëtar, Ilir Kumbaro,
Avni Koldashi dhe Budjon Meçe, kanë rrëmbyer e më
pas torturuar biznesmenin Remzi Hoxha". Në këtë përfundim
kanë arritur prokurorët e Krimeve të Rënda, pas hetimeve
disamujore mbi dosjen që nuk është zbardhur ende
që prej më shumë se 11 vjetësh. Megjithëse eshtrat e ishbiznesmenit
Hoxha nuk janë gjetur ende, Prokuroria e Krimeve
të Rënda ka arritur në përfundimin se ai është rrëmbyer
nga ish-drejtuesit e SHIK-ut, ndërsa vdekja e tij ka
ardhur pas torturave të rënda. "Prokuroria për Krime të
Rënda, pasi zhvilloi hetimet e nevojshme për procedimin
penal me nr. 449 të zhdukjes së shtetasit Remzi Hoxha, dërgon
për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda të pandehurit:
Arben Sefgjini, ish-drejtor i Shërbimit Informativ, Tiranë,
Ilir Kumbaro, ish-kryetar dege në Drejtorinë e SHIKut;
Avni Koldashi, ish-shef i Bazës së Vëzhgimit të Drejtorisë
së SHIK-ut dhe Budjon Meçe, ish-inspektor në Drejtorinë e
SHIK-ut. Por qeveria më parë, ministri i Financave, dhe së
fundmi edhe vetë Kryeministri Berisha kanë deklaruar se
nuk do të ndërmarrin asnjë masë ndaj Sefgjinit, për sa kohë
akuzat ndaj tij nuk do të vërtetohen me një vendim të formës
së prerë nga gjykata. Ky është rasti i parë, kur një titullar i një
institucioni, nga më të rëndësishmit publik, vazhdon
detyrën, ndonëse ndodhet në arrest shtëpie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›