E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhetimet 2012, Shqiperia listohet si Krye-Destinacion Eglantina Nasi



Nje nga destinacionet me "te nxehta" per udhetimet e ketij viti. Keshtu eshte cilesuar Shqiperia nga kompania prestigjioze nderkombetare "Cox & Kings", ne listimin me te fundit te saj per parashikimet turistike te vitit 2012. Fale vleresimeve te shkelqyera qe i jane bere peizazhit, terrenit dhe kushteve qe perfaqeson ne teresi, vendi yne ka arritur qe te zere konkretisht vendin e katert ne renditjen e tij. Konkretisht, e emeruar si "krye-destinacion", Shqiperia permendet ne pershkrimin e bere nga kompania e lartpermendur, cituar edhe nga mjaft media nderkombetare prestigjioze, si nje vend me nje peizazh qe fal bukuri te rralla. "Malet e thyera, te mbuluara nga debora per shume muaj te vitit, plazhet me rere te bardhe dhe luginat e gjelbra misterioze ...", jane vetem disa pjeset magjike te ketij peizazhi, te cilave ato u referohen, ndersa duan t'i bindin lexuesit se perse gjate vitit 2012, duhet te zgjedhin pikerisht Shqiperine jo vetem per ta vizituar, por edhe per te qendruar me dite te tera. Duke vijuar me tej me permendjen e faktit sesi Shqiperia nga nje vend i izoluar komunist, tani ka nisur te jete e hapur per boten, duke i prezantuar asaj bukurite e magjishme qe fsheh. "Ajo eshte quajtur shpesh nje vend, i cili eshte zgjuar nga nje periudhe letargjie shtypese. Kufizohet me Greqine, Maqedonine, Kosoven dhe Malin e Zi. Shqiperia eshte ne zemer te Mesdheut, por prej kohesh u injorua si nje destinacion i udhetimit pas vitesh te tera, nen izolimin komunist. Por bota eshte zgjuar ngadale, duke njohur potencialin e saj per plazhe, por edhe si nje destinacion historik", citon artikulli i posacem i Allison Hallidays. Pa harruar te nenvizoje as faktin tjeter, se vetem nje vit me pare, Shqiperia, u cilesua si "Best in Travel for year 2011" (Me e mira per udhetime gjate 2011-s) nga "Lonely Planet". Dhe se "Financial Times" e Londres e quajti ate si nje prej perspektivave me intriguese per zhvillimin e udhetimeve ... Qe te gjitha keto, vleresime mjaft pozitive per vendin tone, te cilat "cojne uje" ne zhvillimin e metejshem, sidomos, te sektorit turistik dhe ekonomise se vendit ne teresi.

"Lonely Planet": Dashuria e re mesdhetare

Dashuri e re mesdhetare eshte cilesuar vendi yne ne guiden nderkombetare turistike te vitit 2011, per te vizituar 10 vendet me te bukura te botes. E publikuar nga prestigjiozja "Lonely Planet", Shqiperia eshte renditur ne te si destinacioni kryesor per vizitoret gjate vitit te kaluar. Pas saj, u renditen vende si Tanzania, por dhe Brazili dhe Japonia. Guida ne fjale citon per vendin tone se te gjithe ata qe e kane vizituar ate, kthehen te mahnitur dhe thone: "Ua, cfare vendi! Plazhe te mrekullueshem, male fantastike dhe Tirana qytet vertet kozmopolitan", citonte konkretisht guida. Duke e konsideruar Shqiperine te favorshme per udhetime, edhe sepse ato kushtojne pak dhe s'ke nevoje per ndermjetesime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›