Udhëtimi në BE, rrugë e vështirë për qytetarët e Ballkanit
Udhëtimi nëpër Evropë po bëhet më i thjeshtë dhe më i lehtë për qytetarët e Ballkanit, megjithëse ka ende shumë për të bërë.
“Kur Milloshevici ishte në pushtet radhët e gjata nëpër ambasada shpjegoheshin me konjukturat politike në ish-Jugosllavi. Sot jemi në 2007; Milloshevici nuk është më në pushtet por radhët e gjata përpara ambasadave nuk ndalen”, thotë Ksenia Pavlovic, Master në Programin e Identitetit Evropian në “London School of Economics”.
Pas një viti negociatash BE-ja firmosi marrëveshjen e lehtësimit të regjimit të vizave me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Marrëveshja synon të lehtësojë procesin e marrjes së vizave afatshkurtra dhe të luftojë emigracionin ilegal.
Rregullat strikte për qytetarët me pasaporta ballkanike kanë izoluar prej kohësh një grup popujsh në mes të Evropës, duke frenuar biznesin dhe sidomos arsimin.
Është shkurajuese palëvizshmëria e më të mirëve në Rajon. “Edhe nëse pranohet në një universitet prestigjoz i interesuari duhet të depozitojë garanci bankare…Pagat në Beograd nuk mund të krahasohen me ato në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që shumë studentë heqin dorë nga studimet në Britani sepse nuk mund të sigurojnë depozitën bankare ose nuk mund të përballojnë shpenzimet mujore”, tregon Pavlovic.
Ballkanit iu premtua një e ardhme evropiane në Samitin e Selanikut në vitin 2003.
“Marrëveshjet janë një provë për perspektivën evropiane të Rajonit”, u shpreh asokohe Komisioneri për Zgjerimin Oli Rehn. Sidoqoftë, rruga për një regjim të lirë të vizave është e ngadaltë dhe barrierat nga marrëveshja ad interim mbeten të pakapërcyeshme.
“Për cdo udhëtim timin në vendet Shengen më është dashur të kërkoj ndihmën e ndonjë të njohuri rezident në Mbretërinë e Bashkuar ose vendin që vizitoja”, sqaron Pavlovic.
Javën e fundit Parlamenti Evropian mbështeti një planm sipas të cilit do të favorizohet hyrja në BE e personave me aftësi profesionale nga vendet e botës së tretë si Azia dhe Afrika. BE duhet të rekrutojë punëtorë të aftë profesionalisht dhe të ngrejë barrierat burokratike që po frenojnë kombet ballkanike nga zhvillimi shoqëror, ekonomik dhe arsimor që meritojnë.
Kur marrëveshja të hyjë në fuqi më 1 janar biznesmenët, studentët, gazetarët dhe kategori të tjera do të kenë mundëesi të lëvizin më lirshëm.
Të tjerë, sic janë personat që udhëtojnë në mënyrë të vazhdueshme mund të aplikojnë për viza me afat të gjatë kohor.
Marrëveshja e ripranimit vendos kushtet për autoritetet për kthimin e qytetarëve ballkanas që janë emigrantë ilegalë në vendet e BE-së.
Serbia është e gatshme të pranojë rreth 100,000 bashkëkombas si pjesë e marrëvëeshjes B92.
“Zbatimi si duhet i kësaj marrëveshje do të mundësojë që Komisioni Evropian të fillojë një dialog të strukturuar për heqjen e regjimit të vizave me qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, tha pas siglimit të marrëveshjes Franko Fratini, zv-President i Komisionit Evropian për Drejtësinë dhe Marrëdhëniet me jashtë.
Duhet një rrugë e ravijëzuar qartë drejt anëtarësimit në BE dhe jo një vit tjetër i gjatë “dialogu të strukturuar”.
Për të arritur lëvizjen e lirë në vendet shengen, Ballkanit i duhet të bëjë hapa përpara në siguri dhe të bindë anëtarët dyshues të BE-së si Gjermania që janë të besueshëm.
Atyre do tu kërkohet të ngrenë shtetin ligjor, të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të paraqesin dokumenta udhëtimi të një sigurie të lartë.
Serbia tashmë ka filluar të lëvizë. Marsin që vjen do të hyjnë ënë qarkullim pasaportat e reja që garantojnë sigurinë e të dhënave personale, lehtësimin e identifikimit dhe parandalimin e abuzimeve.
BE-ja nuk mund ti mbajë fqinjët e saj ballkanas të mbyllur përherë, kësisoj lehtësimi i regjimit të vizave nuk është mjaftueshëm.
“Besoj se është e nevojshme të happen kufijtë dhe të lejohen të rinjtë serbë të udhëtojnë lirisht…jo vetëm me sloganin “afrojeni Serbinë më afër BE-së” por edhe duke afruar BE-në më afër me njerëzit e saj”, përfundon Pavlovic.