Pavarësi dhe kufij për Kosovën
Tetë vjet pasi NATO-ja hyri në luftë për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, ka ardhur kohë për komunitetin ndërkombëtar që të njohë pavarësinë e provincës nga Serbia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa janë në favor të kësaj ndërmarrje por Rusia po e bllokon veprimin në Këshillin e Sigurimit. Megjithëse qeveria kosovare e dominuar nga shqiptarë duhet të bëjë më shumë për sigurimin e të drejtave të minoritetit serb në vend, shtyrjet e mëtejshme të statusit vetëm sa do të ushqenin ndjenjat që nxitën trazirat dhe gjakderdhjet e viteve ’90-të.
Shkurtin e kaluar, i dërguari i Kombeve të Bashkuara hartoi një plan sipas së cilit Kosova do të përfitonte pavarësinë e mbikqyrur, dhe do të garantonte kontrollimin dhe mbrojtjen e minoritetit etnik serb në vend. Pasi Beogradi dhe Moska kundërshtuan, Këshilli i Sigurimit ra dakord për një tjetër raund bisedimesh midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Por, serbët e Kosovës dhe aleatët e tyre në Beograd deklarojnë që nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës, teksa shqiptarët e Kosovës, që përbëjnë rreth 90 përqind të popullsisë, këmbëngulin se nuk do të pranojnë asgjë më pak.
Tani fuqitë e mëdha përballen me datën 10 dhjetor si afat përfundimtar për përcaktimin e të ardhmes së Kosovës. Shqiptarët kanë rënë dakord me planin e OKB-së që u jep serbëve shumëcka, përfshirë edhe autonominë për komunitetet e tyre si dhe mbrojtjen e monumenteve. Shqiptarët kërcënojnë se do të shpallin pavarësinë e njëanshme nëse Këshilli i Sigurimit nuk vepron. Prandaj është në interesin e të gjithëve, përfshirë edhe Rusinë, që të bëjnë të mundur që të jenë Kombet e Bashkuara që të luajnë rol të fuqishëm në këtë proces.
Moska dhe Beogradi kanë dhenë shenja për pranimin e një mundësie të ndarjes së Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve. Ky do të përbënte një qasje të rrezikshme që do të trimëronte më shumë nacionalistët serbë dhe do të ushqente pakënaqësitë e shqiptarëve në një rajon që duhet të përkujdeset zellshëm për të dy anët e pasionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian që janë në favor të pavarësisë tashmë duhet të marrin një vendim të prerë. Nëse Rusia vazhdon ta kundërshtojë planin e Kombeve të Bashkuara, Uashingtoni dhe aleatët e tij, duhet të ecin përpara dhe ta njohin Kosovën të pavarur për të përmbushur afatin e 10 dhjetorit. Ata duhet të bindin gjithashtu Beogradin se ka shumë për të fituar- përfshirë edhe anëtarësimin në BE dhe në NATO- nëse nuk kundërshton zëshëm. Në fakt, shumë serbë do të preferonin të bëheshin krah me perëndimin sesa Rusinë.
Një Kosovë e pavarur, si të gjitha demokracitë, do të kërkojë mbështetje ligjore për të drejtat e njeriut, ekonomine dhe sfidat e tjera, por është vullneti i këtyre njerëzve ta kenë një shans. Ndërsa serbët duhet ta kenë të qartë që Kosova nuk do të qeveriset më nga Beogradi. Është koha për të shëruar plagën e fundit në Ballkan.