Paranoja per tabulatet
Keto dite here me humor e here me shqetesim kryeministri na ka vendosur ne qender te vemendjes se qytetareve te Shqiperise dhe komunitetit nderkombetar. Edhe pse kemi bere boll humor me lajthitjen e kryeministrit serish une dhe koleget e mi na duhet te sqarojme privatisht dhe publikisht nje gje shume thelbesore per kete zhvillim Pse Sali Berisha ka fiksim tabulatet telefonike Me i persekutuar ne raport me tri koleget e tjere jam une pasi pyetjet ndaj meje fillojne me parantezen ti e njeh ate di gje pse ka degraduar.... Ne te vertet e kam nje shpjegim per fiksimin e tij per tabulatet. shte paksa i veshtire te kuptohet kur nuk e ke njohur nga afer ate njeri por se paku per disa anetare te Komisionit qe kane pasur rast te pine ndonjehere kafe me Berishen eshte me e qarte.
Nese ka nje ngjarje qe e ka ndryshuar teresisht Sali Berishen dhe historine e tij me shoqerine shqiptare eshte historia e Gerdecit. Ne ate histori si rralle ne ndonje histori tjeter korrupsioni ku vritet per te vjedhur Sali Berisha ka perjetuar nje drame te rende personale shpirterore politike dhe ligjore. Gjerat qe e bashkonin dhe e largonin ate nga krimi ishin disa detaje aq te vogla sa po te tregohej pak kujdes ai mund te kishte dale pa lagur. Si ne cdo drame te madhe dhe aty historine e tradhtuan detajet. E tradhtoi detaji qe baxhanaku i tij dhe disa njerez te tjere te afert ishin drejtues kyc te dy bizneseve te demontimit dhe trafikut te fishekeve drejt Afganistanit. E tradhtoi gruaja e tij ne intervisten e saj te pare publike pas tragjedise kur tha E zeza si nuk i treguam Saliut dhe e kishte fjalen per veten dhe djalin e saj Shkelzenin e tradhtoi kunata e tij motra e gruas qe tha se burri i saj i vrare ne Gerdec nuk mbante arka se nuk ishin keq per buke te gojes e tradhtoi vetja e tij kur ne mesditen e 15 marsit duke lexuar tre emrat e viktimave te para nje nga te cilet ishte dhe baxhanaku i tij ndali nje moment pati nje ngerc beri sikur ju drodh zeri dhe tha Mehmet Hoxha ne vend te emrit te tij real Muhamet Hoxha. Por super-tradhtia i ndodhi nga TABULATET. Ai nxitoi te thoshte se im bir ska pasur kurre lidhje me Delijorgjin se nuk njiheshin kurre se nuk kane folur kurre se nuk dinte gje kurre per ate qe ndodhte dhe befas ne gjetem tablatet telefonike te Delijorgjit ku shihej qarte se pas shperthimit te depos pasi kishte folur me gruan dhe kunatin njeriu me te cilin ai kishte biseduar ishte Shkelzen Berisha. Kjo e rrenoi Sali Berishen. Pati me pas plot fakte te tjera. U botua faksi qe tregonte se Shkelzeni komandonte ministrat per Gerdecin u botuan dokumente qe Rrahmani ishte perfaqesues i firmes fantazme amerikane u botuan te afermit qe drejtonin biznesin ne Gerdec por Sali Berishen asgje nuk e rrenoi nuk e plaku dh ndryshoi brenda dites si politikan si prind dhe si kryeminister se sa tabulati i bisedes se djalit te tij me biznesmenin e pafajshem ne kete rast Delijorgji. Ai ishte nje fakt komfort kryenec nga ata qe nuk kishte nevoje te deshifrohej apo te mesohej permbajtja e bisedes. Ishte nje bisede e nje njeriu qe i kish ndodh nje tragjedi dhe pasi po i linte amanetet gruas dhe kunatit po fliste me njeriun me te cilin e kishte kete biznes qe rezultoi vdekjeprures. Ishte i vetmi tabulat ne bote qe nuk kerkonte shpjegime. Ishte i vetmi tabulat telefonik per te cilin Sali Berisha mund te kishte dhene miliona qe te zhdukej. Ina Rama nuk e zhduku dhe ai nuk ia fali kurre.
Sali Berisha nuk eshte denuar per Gerdecin. Bile dhe ata qe po mbahen ne burg po dalin nje nga nje pasi procesi ka degraduar. Por Sali Berisha eshte njollosur keq per Gerdecin. Geraldo Durda eshte nje i ri qe shkruan shpesh tek gazeta ime dhe vellai i tij 7 vjecar Edison Durda ka vdekur nga ai shperthim. Geraldo nuk e harron kurre fajtorin e asaj tragjedie edhe pse drejtesia nuk ka vepruar. Si Geraldo jane shume familjare te viktimave dhe miliona shqiptare. Ata nuk kane asgje me Delijorgjin as me Minxollin as me Pinarin... Atyre vertet u ka ndodhur nje aksident teknik. Ata e kane me njeriun qe theu te gjitha ligjet per te bere nje biznes qe rezultoi vdekjeprures ne emer te pushtetit dhe ai eshte i biri i kryeministrit. Fakti qe lidh fort kete histori eshte nje tabulat bisede pak pas tragjedise. Prej momentit qe ajo doli Berisha u rrenua pasi i ra perfundimisht maska e njeriut qe do qeveriste me duar te pastra ne kete vend. Duart e pastra u pergjaken dhe ai ka nje fiksim te cmendur se kjo i ka ardhur nga tabulati. Prej asaj dite sa here qe atij i shfaqen perballe kundershtare apo kritike sa here qe dikush e refuzon apo kundershton sa here qe gazetaret e sulmojne apo nuk i sherbejne gjeja e pare qe i vjen ndermend se si te hakmerret ndaj tyre eshte TABULATI. Ai mendon se te jesh kundershtar i tij eshte krim dhe krimi zbulohet nga TABULATI meqenese keshtu u zbulua krimi i djalit te tij. shte shume personale shume psikologjike dhe shume njerezor makthi i tij. Tabulatet tona per fatin e tij te keq nuk shpjegojne asgje edhe sikur tia japim jo vetem si tabulate por dhe si audio dhe tekste sms. Por kjo nuk e bind. Ai jeton dramen e tij te madhe te asaj cfare i ka bere nje tabulat. Nje tabulat qe shpjegon pse vdiqen 26 njerez me 15 mars 2008 prej djalit te tij. Dhe ky makth do ta vrase dita- dites. Nuk e ka me ne. E ka me tabulatin qe i ka ndryshuar historine nga nje kryeminister me duar te pastra ne kryeminister qe i jane pergjakur duart duke vjedhur.