Udhëzuesi, si të zgjedhim shkollën e lartë
23/02/2011 MASH publikon këshillat mbi përzgjedhjen e fakulteteve publike dhe private
Për të orientuar maturantët në lidhje me përzgjedhjen e shkollës së lartë, Ministria e Arsimit ka publikuar edhe manualin me gjashtë pikat bazë që ndihmojnë në përzgjedhjen e programeve të duhura. Konkretisht në këtë material janë të përcaktuara udhëzimet që çdo nxënës duhet të verifikojë para se të përcaktojë shkollën e lartë ku do të vijojë studimet për vitin e ardhshëm akademik, që do të iniciojë në muajin tetor. Në përmbajtje të këtij materiali janë detajimet përkatëse që nxënësi duhet të dijë për përzgjedhjen e studimeve të larta qoftë në institucionet publike, ashtu dhe në ato private. Duke iu referuar këtyre të fundit, nxënësit kanë mundësi të evitojnë programet të cilat nuk janë të licencuara ose të njohura nga arsimi i lartë në vend. Nëpërmjet këtyre udhëzuesve do të merren informacionet e duhura në lidhje me programet e studimit që ofrohen, titujt e profesoratit të përzgjedhur, ambientet e përshtatshme të studimit, statusin ligjor të shkollës së lartë dhe programit të studimit, tarifat e shkollës dhe kushtet e lidhjes së kontratës ndërmjet studentëve që do të akomodohen në strukturat private. Tashmë në shkolla kanë nisur dhe përgatitjet për katër provimet e maturës, që gjatë vitit do të jenë të detyrueshme. Kështu, për të vijuar studimet e larta, çdo maturant do të duhet të marrë notë kaluese në dy provimet me zgjedhje dhe ato me detyrim. Gjithashtu është shpërndarë edhe formulari A1 dhe A1Z, ku nxënësit do të përcaktojnë dy lëndët me zgjedhje që duan të japin provim. Afati i fundit i përcaktuar për dorëzimin e këtij formulari të plotësuar është shpallur data 10 mars. Brenda këtij limiti kohor, në rast se maturantët kanë bërë gabime në plotësimin e formularit, mund të zëvendësojnë atë me një tjetër duke rirregulluar gabimet. Pranimi i këtyre formularëve të korrigjuar do të jetë i vlefshëm vetëm nëse dorëzohet brenda datës së përcaktuar, që është 10 mars 2011.