PD-PS gati per sherr ne seancen e rradhes
23/02/2011 Opozita braktis mbledhjen, mazhoranca miraton e vetme ndryshimet
Ligjet: Miratohen rregullat e reja për deputetët sherrxhinj
Majko “Askush nuk mund t’i ndalojë opozitës të drejtën e fjalës”
Herion Mesi
Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka votuar sërish e vetme ndryshimet e Rregullores së Kuvendit. Një ditë më parë i miratoi në parim, ndërsa dje Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, të ndryshuar” dhe aneksit të saj, që ka të bëjë me projektvendimi për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale. Mbledhja e djeshme u zhvillua mes debatesh të ashpra e është arritur të miratohet që deputetët që do të bllokojnë foltoren për 3 minuta, do të ndëshkohen për tri javë në seancat plenare. Opozita e cilësoi këtë një traumë të rëndë, duke e cilësuar absurd një ndryshim të tillë. “Mos u hiqni sikur ju jeni qeverisja që u ka rënë opozita më e keqe në botë. Kanë kaluar kriza edhe më të vështira me probleme dhe më të rënda parlamentare të ndryshme të Evropës, por nuk i kanë zgjidhur asnjëherë problemet duke i thënë opozitës: ‘Dy minuta ke mundësi të flasësh, dhe kur nuk ta jap unë të drejtën e fjalës duhet të largohesh’”, tha Pandeli Majko. Por, nga ana tjetër mazhoranca u shpreh se kjo manovër bëhet për të shmangur mbajtjen peng të punimeve të Parlamentit. “Nëse ka një ligj që duhet respektuar, objektivi i liderit socialist është ta thyejë në mes. “Nëse është Kushtetutë, aq më mirë. Nëse është Kod Zgjedhor… e kam bërë vetë, kam të drejtë ta thyej”, kjo është logjika e tij, u shpreh kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, pas largimit të deputetëve socialistë nga mbledhja. Ndërsa deputeti i PD-së, Eduard Halimi, i cili është dhe iniciuesi i hartimit të këtij amendamenti, tha: “Nëse i jepet fjala një anëtari të Kuvendit, por një deputet nuk e lejon, sigurisht duhet të vendosë ligji, Kushtetuta dhe Rregullorja. Kjo është arsyeja që ne vijmë me këtë amendament, ndryshe Parlamenti, ligji dhe Kushtetuta nuk mund të zbatohen dot pa një ndërhyrje të qartë dhe të pastër ndaj atyre njerëzve që shkelin”.
Mbledhja
“Në rast se deputeti e bllokon për tre minuta foltoren e Kuvendit, ai do të pezullohet për tri javë nga pjesëmarrja në seanca”. Ky është vetëm një nga ndryshimet që miratoi Komisioni i Ligjeve në Rregulloren e Kuvendit, pa praninë e deputetëve të opozitës në këtë komision, të cilët u larguan pjesërisht nga mbledhja e djeshme. Por të vetmit nga opozita që qëndruan në komision ishin Bashkim Fino dhe Damian Gjiknuri. Gjithashtu në ndryshimet e reja në Rregulloren e Kuvendit u miratua që diskutimet e lira prej 60 minutash të shtyhen jo më në fillim të seancave plenare, por në fund të tyre. Po ashtu u votua nga deputetët e mazhorancës edhe për kufizimin e imunitetit të deputetëve. Sipas këtij vendimi, i bazuar nga modeli i Bundestagut gjerman, deputeti heq dorë nga imuniteti i tij, në mënyrë të pavarur, pa ndryshuar më parë Kushtetutën. Këtë vendim një ditë më parë opozita e quajti si antikushtetues dhe është një vendim i marrë i cili nuk ka asnjë bazëjuridike.
Partia Socialiste i rikthehet bojkotit parlamentar
Majko: Opozitës nuk mund t’i hiqni të drejtën e fjalës
Deputeti i Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, Pandeli Majko, akuzoi mazhorancën se me veprimet e saj po dhunon opozitën, duke tentuar ta shpallin atë si të jashtëligjshme. “Opozita nuk mund të nxirret jashtë ligjit, nuk e nxirrni dot. Nuk mund t’i hiqni të drejtën e fjalës. Ky precedent rëndon në të ardhmen e afërt. Kjo histori kërkon dialog dhe kompromis, por ky nuk është dialog. Këto ndryshime janë një kauzë më tepër në situatën politike dhe që nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës. Kjo që po bëni sot nuk është ftesë për dialog. Kjo është ‘do rrish drejt, do bësh atë që të them unë, do flasësh sa të them unë’. Madje do arrijë deri aty sa të thuhet: ‘Do flasësh ti, siç të them unë’. Kjo nuk është opozitë. Kjo është historia e partisë time dhe e babait të Ilir Rusmailit, që as dyminutëshin nuk ia jepte për të folur kundërshtarit politik. Kështu që kjo është një traumë, një krizë më tepër në këtë marrëdhënie shumë të plasaritur që kemi midis njëri-tjetrit. Po e përsëris edhe një herë: situata politike që kemi nuk mund të zgjidhet me ndryshimet në Rregullore, prandaj, duke shprehur votimin kundër kësaj që ju ofroni, me këtë surprizë nga më negativet që i sollët sot Komisionit të Ligjeve, duke prishur vullnetin e prezencës tonë këtu për të ulur tensionet politike. Unë i ftoj kolegët e mi të largohemi nga ky komision”, tha në mbledhjen e djeshme Pandeli Majko.
Reagimi i Rusmailit
“Taktika që këta kanë është uzurpimi i dhunshëm i foltores së Parlamentit. Prandaj dhe zoti Majko u revoltua. Doli nga natyra e tij, u shprish i tëri, u zbulua dhe demaskoi taktikën e Edi Ramës pa kriter. Ne jemi këtu për të bërë parlamentarizmin. Taktikat e Edi Ramës janë lakuriq prej shumë vitesh tashmë. Ajo që mua më shqetëson më shumë është fakti se ne po bëhemi viktimë e dhunimit të ligjit si dhunim politik, inkurajim politik, mobilizim politik”, tha Rusmaili.