Krim i rëndë në Durrës, tre të vrarë në një lokal
Tre persona janë vrarë me armë në një lokal në lagjen 9 të qytetit, ngjarje e ndodhur rreth orës 22:30 minuta. Kështu, nga persona të maskuar që kanë hyrë në lokal, kanë mbetur të vdekur shtetasit, Luan Curri, 35 vjeç nipin e tij Andi Curri 23 vjeç, si dhe mikun e tyre Edmond Shemsi. Policia konfirmoi se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, duke qëlluar me breshëri automatiku. Pas krimit, sipas policisë-dy personat janë larguar me një automjet, ndërsa në lokal kanë lënë vetëm çantën e armës. Ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve, edhe pse policia ka ngritur postblloqe të shumta brenda dhe në rrugët dalëse të qytetit. Disa persona që ndodheshin në lokal, janë shoqëruar për të dhënë dëshmi.