E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajkard pritet të rikthehet sezonin e ardhshëm

Amsterdam - Frenk Rajkard është i gatshëm plotësisht për t’u rikthyer në drejtimin e ndonjërit prej klubeve më të mëdha në Evropë. Këtë e konfirmon menaxheri i tij, Perri Overim, i cili ka folur për “Sport Week”.

"Rajkard është duke menduar për ndonjë ofertë serioze. Një gjë është e sigurte, ai do të rikthehet për të drejtuar ndonjë skuadër të madhe në Evropë", deklaroi Perri Overim, menaxheri i Frenk Rajkardit.

Trajneri holandez ka qëndruar i paangazhuar këtë sezon, që pas largimit nga Barcelona sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›