E Diel, 1 Nëntor 2026

Emrat e 102 familjeve nga Tirana që legalizojnë ndërtimet pa leje



Agjensia e Legalizimit të ndërtimeve pa leje ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për 102 familje nga Tiranë që janë poseduese dhe kanë vetëdeklaruar për qëllim legalizimi shtesat pa leje që ata kanë ndërtuar në objektet me leje. Banorët i përkasin njësive minibashkiake 5, 7 dhe 10 në kryeqytet. Më poshtë gazeta po boton të plotë listën e banorëve që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Qëndrore të ALUIZNI-t, në rrugën “Skënder Kosturi”, ish Instituti i Perim-Patates, Tiranë. Këto banorë duhet të tërheqin formularët e pagesave per shlyerjen e detyrimeve financiare të objekteve korresponduese me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre. Po kështu Aluizni njofton të gjithë personat, të cilëve ju janë dorëzuar faturat e pagesave të paraqesin vërtetimin për likuidimin e këtyre faturave. Ata duhet të paraqiten për të dorëzuar akt-pagesat origjinale të bankave ku ata kanë kryer pagesat, në mënyrë që të vërtetojnë se kanë shlyer detyrimet financiare që më pas të marrin lejen e legalizimit dhe objekti i tyre të regjistrohet në hipotekë.
Pagesa
Po kështu banorët që ende nuk kanë shlyer detyrimet financiare, në bazë të ligjit kanë të drejtë që këto detyrime të mund t’u shlyejnë duke përdorur letrat me vlerë, ose siç quhen ndryshe bonot e privatizimit. Për këtë qëllim ata duhet të marrin pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t, një formular që mund ta gjejnë edhe në sajtin në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t www.aluizni.gov.al. Në bazë të ligjit për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit ose vijës së verdhë, për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, ose vijës së verdhë, për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi.

13 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›