Uidhers: “Nëse nuk plotësohen standardet në zgjedhje, Shqipëria shënon regres”
Ambasadori amerikan sqaron çështjen e sondazheve. “Ne financojmë projektet, por jo rezultatin e sondazheve”
Eljona Ballhysa
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers, ka theksuar edhe njëherë nevojën për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjatë fjalës së mbajtur dje në aktivitetin e prezantimit të koalicionit të vëzhguesve vendorë për zgjedhjet e qershorit, Uidhers u shpreh se në rast se nuk plotësohen standardet demokratike në zgjedhje, Shqipëria do të shënojë regres në zhvillimet demokratike. Procesi zgjedhor i 28 qershorit prej kohësh është në qendër të vëmendjes së organizatave ndërkombëtare dhe të ambasadave të huaja në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë këto zgjedhje po monitorohen edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo dhe për faktin se Shqipëria tashmë është një vend anëtar me të drejta të plota në NATO dhe një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE. Ndaj dhe pritshmëria e ndërkombëtarëve ndaj cilësisë së zgjedhjeve është më e lartë se vitet e kaluara.
Deklarata
“Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit përbëjnë një piketë shumë të rëndësishme në zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet e para që mbahen pas hyrjes së Shqipërisë në Aleancën e NATO-s. Zgjedhjet, të lira e të ndershme, që plotësojnë standarde ndërkombëtare, do të tregojnë se Shqipëria po lëviz më pranë integrimit të plotë euroatlantik. Çdo gjë, më pak se kaq, do të ishte shenjë regresi”, - theksoi Uidhers gjatë fjalës së tij. Ai bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë për karta identiteti dhe të marrin pjesë në zgjedhje, pasi edhe ata kanë në dorë fatin e këtyre zgjedhjeve. “Vëzhgimi dhe gjykimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është i rëndësishëm, por kjo nuk është ajo që shërben si roje e një procesi elektoral në një shoqëri demokratike. Integriteti i zgjedhjeve në demokraci është në duart e qytetarëve të saj, të cilët bëjnë fushatë për kandidatët dhe partitë dhe më pas dalin për të votuar. Ndaj është e rëndësishme që të merrni kartat tuaja të identitetit dhe të dilni e të votoni”, - është shprehur Uidhers.
Sondazhi
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë konferencë, Xhon Uidhers ka shpjeguar dhe rolin e Ambasadës Amerikane përsa i përket publikimit të sondazheve. Ambasadori mori shkas nga sondazhi i publikuar një ditë më parë nga organizata “Puls” për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, që nxirrte fituese PD-në, me 43% të votave, ndërsa PS-në me 34% të votave. “Në media ditët e fundit kemi parë referenca mbi një të ashtuquajtur sondazh amerikan. Një gjë e tillë nuk ekziston. Qeveria e SHBA-ve ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan dhe jo të përfundimeve amerikane. Më lejoni të shprehem sa më qartë të jetë e mundur. Qeveria e SHBA-ve është e interesuar vetëm në një sondazh dhe është sondazhi që do të mbahet më 28 qershor. Dhe ata që do ta mbajnë do të jenë shqiptarët”, - është shprehur kreu i diplomacisë amerikane në Shqipëri.
9 Qershor 2009