E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: “Berisha nuk mund të fitojë me sondazhe të manipuluara”



Partia Socialiste ka reaguar sërish ndaj publikimit të një sondazhi, i cili paraqiste fituese në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit Partinë Demokratike. Kandidati i PS-së për qarkun e Tiranës, Sajmir Tahiri, ka reaguar gjithashtu edhe ndaj deklaratës së ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, e cila deklaroi se PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet ashtu siç bënë partitë e djathta në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Tahiri tha se kryeministri Berisha nuk mund t’i fitojë zgjedhjet me sondazhe të manipuluara. “Zonja Bregu doli sot si kodra pas bregut që të fshehë zëvendësin e saj dhe imamin e Sali Berishës, të cilët qëndrojnë pas atij sondazhit qesharak të ditës së djeshme. Këta njerëz pa fantazi dhe pa skrupuj që na qeverisin do ta kuptojnë pas 20 ditësh se çfarë mendon populli për ta, por ndërkohë duhet ta harrojnë që do ta marrin popullin peng me sondazhe të manipuluara e të programuara në Ministrinë e Brendshme. Asnjë votë nuk do ta çojnë dot në thes jashtë vullnetit të popullit”, - tha kandidati i Partisë Socialiste.

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›