Debatet televizive, “Thembra e Akilit” e Partisë Socialiste
Pikat e dobëta të përfaqësuesve të PS-së në përballjet elektorale. Më të kritikuarit kanë qenë kandidatët e rinj për deputetë
Shaban Sulçe
Partia Socialiste nuk po i menaxhon në mënyrën më të mirë të mundshme përballjet politike në debatet televizive me kundërshtaren e saj kryesore, Partinë Demokratike. Përfaqësuesit e PS-së janë shfaqur me mangësi dhe probleme në arenën elektorale televizive dhe shpeshherë i kanë humbur betejat me rivalët e maxhorancës. Në më të shumtën e rasteve përfaqësuesve të PS-së u kanë munguar argumentet kundërvënëse ndaj shifrave apo rezultateve të suksesshme të shpallura nga maxhoranca aktuale. Ajo që është konstatuar deri tani është fakti se të përzgjedhurit e PS-së në këto debate kanë qenë të papërgatitur, pa shifra konkrete, pa të dhëna të përpunuara, duke mos arritur në nivelin që pritej prej tyre. Vetëm një pjesë e vogël e përfaqësuesve të PS-së kanë arritur të triumfojnë në këto debate, dhe kryesisht kanë qenë ata përfaqësues që gëzojnë një eksperiencë të gjatë politike.
Programi
Në debatet e zhvilluara deri tani, përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë përqendruar kryesisht në kritikat ndaj qeverisë “Berisha”, në akuzat për implikim të kryeministrit, familjarëve të tij dhe ministrave në aferat korruptive. Ata kanë vënë vazhdimisht gishtin drejt korrupsionit vrastar të Gërdecit, si dhe skandalet korruptive të shkaktuara në këto katër vite qeverisjeje. Megjithatë, përfaqësuesit socialistë nuk kanë qenë të aftë të përballojnë kundërsulmet agresive të kundërshtarëve të tyre agresivë. Edhe pse kanë folur për varfërinë dhe mjerimin në vend, shpeshherë ata janë zmbrapsur nga shifrat e pasqyruara nga përfaqësuesit e PD-së për rritjen e rrogave dhe pensioneve, investimeve në infrastrukturë etj. Kjo zmbrapsje ka ndodhur për vetë faktin se asnjë prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste nuk ka shkuar në këto debate me programin qeverisës të PS-së për të shpalosur konkretisht alternativat që ofron PS-ja për këto probleme të thella sociale.
Kandidatët e rinj
Performanca më negative në debatet televizive më së shumti mban firmën e kandidatëve të rinj të Partisë Socialiste, të cilët garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Në të shumtën e rasteve kandidatëve të rinj të PS-së u ka munguar aftësia për t’u përballur me kundërshtarët e tyre politikë. Ata shpeshherë janë shfaqur me mangësi të mëdha, duke treguar se e njohin pak ose aspak realitetin politik. Për ironi të fatit, këta kandidatët të rinj kanë qenë përballë njerëzve më me eksperiencë të PD-së, të cilët nuk e kanë pasur të vështirë ti vënë në vështirësi në këto debate. Përjashtim nga kjo performancë e dobët e kandidaturave të reja bën emri i Ditmir Bushatit, i cili, si njohës i mirë i çështjeve të integrimit, duke iu referuar të dhënave konkrete dhe të specializuara, në të shumtën e rasteve ka arritur të triumfojë ndaj kundërshtarëve, duke i kujtuar qeverisë dështimet dhe rezultatet e saj të dobëta në këtë fushë, siç është edhe çështja e liberalizimit të vizave, që përbën edhe “thembrën e Akilit” për Partinë Demokratike në këto zgjedhje.
Një tjetër element i konstatuar gjatë kësaj fushate elektorale është fakti se edhe në spotet elektorale të PS-së mungojnë shifrat, apo analizimi i problemeve të qeverisë aktuale. PS-ja është mjaftuar me mesazhin që “Berisha dështoi”, ndërkohë që PD-ja po bën një fushatë shumë intensive në këtë drejtim, duke u përqendruar tek investimet në energjetikë, infrastrukturë, paga, pensione etj.
9 Qershor 2009