E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet harta. Lagjet e Tiranës ku po ndërtohen apartamente

Ku mund të blihen më lirë shtëpitë. Pallatet, në fazat e para të ndërtimit. Të dhëna për pallatet që do të ndërtohen në disa pjesë të kryeqytetit

Emanuela Sako

Në disa lagje të Tiranës sapo ka nisur ndërtimi i pallateve disakatëshe për apartamente. Pasi kanë marrë miratimin e KKRRT-së së Tiranës, firmat ndërtuese sapo kanë nisur punën duke filluar edhe shitjen e apartamenteve që në themel. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë lejet e fundit që janë dhënë nga KKRRT-ja e kryeqytetit dhe sjell në numrin e sotëm hartën e lagjeve ku po ndërtohet. Qytetarët mund të zgjedhin cilësinë dhe zonën ku u pëlqen për të blerë një apartament, ndërkohë që firmat ndërtuese kanë paraqitur pranë KRRT-së së Bashkisë së Tiranës të gjitha detajet për objektin që ndërtohet. Çmimet e apartamenteve variojnë sipas zonave përkatëse ku po ndërtohen pallatet. Tarifat më të larta janë për ato pallate që kryesisht janë afër qendrës së kryeqytetit apo në zonat me zhvillim më të madh urban.
Zonat
Qytetarët mund të zgjedhin të blejnë shtëpitë sipas buxhetit të tyre familjar, duke u njohur me zonat e ndërtimit dhe tarifat përkatëse për metër katror. Projektet e paraqitura nga firmat ndërtuese pranë KRRT-së tashmë janë vënë në proces zbatimi kundrejt afateve të përcaktuara në kontratë. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mund të mos ketë nisur punimet. Zonat ku do të shtrihen ndërtimet janë të përcaktuara në bazë të rrugëve përkatëse të kryeqytetit. Ndërtesat do të shtrihen në rrugën “Jorgan Misja”, në Rrugën e Elbasanit, në Rrugën e Kavajës, në Rrugën e Durrësit, në rrugën “Naim Frashëri”, “H. H. Dalliu”, “Budi”, “Muhamet Gjollesha”, “Riza Cerova”, “Dervish Hekali” etj. Sipas kësaj renditjeje, pallatet e reja pritet të ndërtohen pothuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit ku më përpara ishin shtëpi të vjetra.
Cilësitë
Të gjithë qytetarët që janë të interesuar mund të mësojnë se me sa kate do të jetë objekti që do të ngrihet, nëse ka garazh ose jo dhe me hapësirën që duhet të ketë. Në të njëjtën kohë mund të përfitojnë të gjithë ata biznesmenë që duan të kenë zyrat e tyre për të ushtruar profesionet, të cilave u përkasin. Pallatet e reja ofrojnë edhe disa kate për zyra, lokale etj..

Ndërtesa: Leje ndërtimi për 5 godina banimi dhe shërbimesh me 1 dhe 2 kate parkim nëntokë: objekti “a” - 5 kat, objekti “b” – 5 dhe 6 kate, objekti “c” – 5, 6 dhe 7 kate, objekti “d” – 5, 6 dhe 7 kate, objekti “e” - 5
dhe 6 kate
Rruga: “Jordan Misja”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi dhe projekt
teknik për objekt 1, 3, 5, 7, 8, 9, 19, 21 dhe 24
kate (85m), me 5 kate parkim dhe shërbime
nëntokë
Rruga: Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit

Ndërtesa: leje ndërtimi për objekt 6, 7 dhe 8 kate, me
2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Riza Cerova”, “Dervish Hekali”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 5 dhe 7 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: “Dullë Keta”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 6, 7 dhe 8 kate, me
2 kate parkim nëntokë
Rruga: “H. H. Dalliu”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: “Naim Frashëri”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: “Ali Visha”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 1, 6, 7, 8 dhe 9
kate, me 1 dhe 2 kate parkim dhe shërbime
nëntokë
Rruga: “Sami Frashëri”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 7 dhe 9 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: “Petro Nini Luarasi”

Ndërtesa: Rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për
objekt 1, 2, 6, 7 dhe 8 kate, me 2 kate parkim
nëntokë
Rruga: “Jordan Misja”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbimesh 6, 6÷8 kate, me 2 kate nëntokë
Rruga: “Muhamet Gjollesha”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kate, me 1
kat parkim nëntokë
Rruga: “Naim Frashëri”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 2 dhe 3 kate, me 1
kat parkim pjesërisht nëntokë
Rruga: “Budi”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 1÷9, me 2 kate
parkim nëntokë
Rruga: Rruga e Elbasanit

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 1, 5, 7 dhe 8
kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Stavri Themeli”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 1÷7 kate, me 1
kat shërbime dhe 3 kate parkim nëntokë
Rruga: “Abdi Toptani”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt godina 6, 7 dhe
8 kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Aleksandër Moisiu”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 7 dhe 9 kate, me
2 dhe 3 kate parkim nëntokë
Rruga: “Petro Nini Luarasi”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për 4 objekte: godina 1: 5
kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Reshat Petrela”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 2÷8, 7÷8 kate, me
3 kate shërbime dhe parkim nëntokë
Rruga: blv. “Zhan D’ark”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për 2 objekte: godina a: 2, 6,
8 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë,
godina c: 5, 6 dhe 7 kate, me 1 kate parkim
nëntokë
Rruga: “Siri Kodra”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 3, 6 dhe 7 kate, me
2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Qemal Stafa”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për godinë
polifunksionale (zyra, njësi tregtare,
shërbime, banim) 2, 0-7 dhe 8 kate, me 2 kate
nëntokë
Rruga: “Don Bosko”

Shesh ndërtimi për objekt 2, 3, 6, 8 dhe 9
kate me 2 kate parkim
rruga “Andon Zako Çajupi”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 8 dhe 9 kate, me
2 kate nëntokë
Rruga: Rruga e Kavajës

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 1, 5 dhe 7 kate,
me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Selaudin Zorba”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 4, 5 dhe 6 kate,
me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Shemsi Haka”, “Ali Demi”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbimesh 7 kate, me 1 dhe 2 kate nëntokë
Rruga: “Idriz Dollaku”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kate, me
2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Ali Demi”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kate, me
1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Komuna e Parisit”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kate, me
1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Shemsi Haka”, “Ali Demi”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 2 dhe 7 kate, me
1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Qemal Stafa”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për objekt 2, 6 dhe 9 kate
me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Jordan Misja”

Ndërtesa: Për miratim të projektidesë për objekt 5,
6 dhe 8 kate, me 3 kate parkim nëntokë.
Rruga: “Sulejman Pasha”

Ndërtesa: Për miratim të planorganizimit të
punimeve për objektin me leje ndërtimi të miratuar për 7-11, 9-13, 19-23, 21, 23, 24 kate,
me 1 kat shërbime dhe 5 kate parkim
nëntokë
Rruga: “Dëshmorët e 4 shkurtit”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: “Zef Jubani”

Ndërtesa: Leje ndërtimi në favor të subjektit
ndërtues
Adresa: “Mëzez”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
8 kate, me 5 dhe 6 kate parkim dhe shërbime nëntokë,
Rruga: “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 6, 7 dhe 8 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: “Irfan Tomini”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për objekt 2, 7 dhe 9 kate, me 2
kate parkim nëntokë
Rruga: Rruga e Kavajës

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë polifunksionale
(qendër tregtare, zyra, banim dhe shërbime)
5, 6 dhe 9 kate, me 4 kate parkim nëntokë
Rruga: Rruga e Durrësit

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
6 dhe 8 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “H. H. Dalliu”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
3, 6 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: Rruga e Durrësit

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
5, 6, 7 dhe 8 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Jordan Misja”

Ndërtesa: leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
7 kate, me 2 kate parkim nëntokë.
Rruga: “Mihal Grameno”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
5, 7 dhe 8 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Ali Demi”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
5 dhe 7 kate, me 2 kate parkim dhe shërbime
nëntokë
Rruga: “Ali Visha”
LNdërtesa: leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
5, 6 dhe 8 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Don Bosko”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
2, 6 dhe 7 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Beqir Luga”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
5 dhe 7 kate, me 2 dhe 3 kate parkim dhe
shërbime nëntokë
Rruga: Rruga e Elbasanit

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
4, 6, 8 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Qemal Stafa”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
6 kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Emin Erizaj”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
6 kate, me 2 kate parkim nëntokë,
Rruga e Fabrikës së Qelqit

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë tregtare, administrative dhe industriale 1 dhe 2 kate,
shtesë kati, 1 kat mbi objektin ekzistues, 1 kat
dhe mur rrethues,
Rruga: “Bregu i Lumit”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë biznesi dhe
rezidenciale 4 kate, me 2 kate shërbime
nëntokë
Rruga: “Xhorxh Bush”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
1, 5 dhe 7 kate, me 1 kat parkim nëntokë
(godina 3),
Rruga: “Selaudin Zorba”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për qendër tregtare, biznesi
dhe banimi 3, 7 dhe 8 kate, me 2 kate parkim dhe
shërbime nëntokë
Rruga: “5 Maji”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
2, 7 dhe 8 kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Don Bosko”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
3 dhe 8 kat, me 2 kat parkim nëntokë
rruga “Don Bosko”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
2, 4, 5 dhe 6 kate, me 3 kate parkim nëntokë
Rruga: “Themistokli Gërmenji”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
6 dhe 7, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Don Bosko”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
2, 5 dhe 7 kate, me 2 kate parkim nëntokë
Rruga: “Qemal Stafa”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
5 dhe 7 kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Edit Durham”

Ndërtesa: Leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime
6 dhe 7 kate, me 1 kat parkim nëntokë
Rruga: “Selaudin Zorba”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbime 1, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me 1 dhe 2 kate
nëntokë parkim dhe shërbime
Rruga: “Sami Frashëri”

Ndërtesa: Shesh ndërtimi për godinë banimi dhe
shërbime 7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim
nëntokë,
Rruga: “Irfan Tomini”

22 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›