Uidhers i papërfshirë në aferat e trafikut të armëve
19/03/2009 Inspektorati përjashton ambasadorin. Uidhers: Faktet nxorën të vërtetën
SHBA - Inspektorati i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë Amerikan pas një hetimi disa mujor për trafikun e municioneve nga Shqipëria në Afganistan ka dalë në përfundimin se ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers nuk ka qenë i përfshirë në këtë aferë kriminale. Vetë Uidhers reagoi duke thënë se shqyrtimi i drejtë i fakteve do të çonte tek e vërteta. Specialistët e inspektoratit të përgjithshëm kanë dalë në përfundim edhe për gjithë punonjësit e ambasadës, ku sipas tyre ata nuk ishin implikuar në trafikun e armëve. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas disa pretendimeve të fshehjes së provave materiale. Por sipas inspektorëve të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë amerikane nuk ka asnjë fakt që të pretendohet për fillimin e një procesi penal ndaj ambasadorit Xhon Uidhers dhe 6 punonjësve të tjerë të ambasadës amerikane në Shqipëri. Menjëherë reagoi ambasada shqiptare në Tiranë, e cila njoftoi se “në qershor të vitit 2008 në medie u shfaqën pretendime se ambasadori i SHBA-ve Xhon Uidhers dhe pesë anëtarë të tjerë të ekipit të kësaj ambasade në njëfarë mënyre ishin të përfshirë në përpjekje për të fshehur fakte lidhur me shitjen e municioneve me origjinë kineze për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-ve, në shkelje të ligjeve të amerikane. Në atë kohë çështja iu paraqit Inspektorit të Përgjithshëm për shqyrtim. Inspektori i Përgjithshëm ka shqyrtuar të gjitha faktet e vëna në dispozicion dhe nuk gjeti asgjë që mund të konfirmonte ndonjë pretendim penal apo lloji tjetër në lidhje me punonjësit e Departamentit të Shtetit. Departamenti i Drejtësisë ka informuar zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm se këta gjashtë punonjës të Departamentit të Shtetit në ambasadën në Tiranë nuk janë shënjestra apo subjekte hetimi. Ndërsa vetë Uidhers u shpreh: “Jam mirënjohës që Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Mbrojtjes tani i konsiderojnë pretendimet kundër meje dhe zyrtarëve të tjerë në ambasadën në Tiranë të mbyllura. Këta zyrtarë – Stiven Kristina, Patrik Leonard, Paula Thide, Viktor Majev, dhe Robert Njusëm – janë ndër diplomatët më të shkëlqyer që kam njohur. Siç thashë vitin e kaluar, një shqyrtim i drejtë i fakteve do të çojë në fund tek e vërteta. Jam i kënaqur që e vërteta tani është e qartë dhe që këtyre zyrtarëve të shkëlqyer u janë njohur kontributet ndaj shërbimit të vendit tonë.”
Deklarata
Një vit më parë kongresmeni demokrat Henri Waxman përmes një letre dërguar sekretares Amerikane të Shtetit, Kondioleza Rajs ka akuzuar ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Uithers, se ka rënë dakord me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Mediu, që të fshijnë markat kineze nga fishekët që do të shkonin në Afganistan. Waxman ka shkruar për një dëshmi të atasheut të Mbrojtjes në ambasadën amerikanë në Tiranë, Harrison, i cili ka zbardhur një bisedë mes Mediut, Uithers-it dhe disa zyrtarëve të tjerë në ambasadës, më 19 nëntor të viti 2007 në shtëpinë e zv/ambasadorit Christina në Tiranë.