Mirëmbajtja, 3000 banesa pa zot
19/03/2009 Komisioni i Ligjeve miraton parimisht projektin, opozita paraqet vërejtjet
Banorët do të paguajnë një administrator për t’u kujdesur për apartamentet
Mbeten në mëshirë të fatit rreth 3000 mijë banesa të ish-pronarëve, të shtrira në gjithë Republikën e Shqipërisë. Situatës së mjerueshme në të cilën ato ndodhen nuk i jep zgjidhje as projektligji më i fundit i qeverisë shqiptare “Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit”. Shqetësimi u ngrit dje nga deputetët e opozitës në Komisionit parlamentar të Ligjeve gjatë diskutimit të këtij projekti. Ata paraqitën edhe një sërë shqetësimesh përmes relatorit Besnik Dervishi, të cilat pritet të gjejnë reflektim në projekt nga përfaqësuesja e Ministrisë në komision Doris Andoni. “Ne jemi të shqetësuar, zonjë, se si do të veprohet për ndërtesat e ish-pronarëve. Ata që banojnë në to nuk paguajnë për mirëmbajtjen, pasi nuk e kanë të tyren. Pronarët e vërtetë gjithashtu nuk kontribuojnë në mirëmbajtjen, pasi nuk do të ristrukturojnë banesa që nuk i gëzon dot”, - theksoi në diskutimin e tij Pandeli Majko. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së Bashkim Fino kërkoi garancinë e zbatimit të projektit, me qëllim që ai të mos mbetet në letër, ashtu si ligji antiduhan. Edhe deputeti Dervishi përmes një relatimi të gjatë që i bërë projektit renditi çështjet që nuk gjejnë zgjidhje në projektligj. “Në projekt nuk gjen zgjidhje ‘statusi’ i territorit të mbetur jashtë koeficientit të shfrytëzimit te ndërtimet pas vitit 1993. Po ashtu në ligj duhet vendosur një dispozitë konform Kodit Civil, me qëllim që t’i jepet zgjidhje çështjes së pagesës së truallit nën objektet e privatizuara. Gjithashtu nuk gjejnë zgjidhje si do të administrohen hapësirat e përbashkëta që shfrytëzohen nga ish-pronarët, të cilëve aktualisht u janë kthyer prona në territore që faktikisht dhe të jenë objekt bashkëpronësie”, - tha Dervishi. Mënyra e administrimit të objekteve në ambiente kolektive që janë në proces legalizimi, por që nuk plotësojnë kushtet për legalizim; mos përmendja e objekteve të monumenteve të kulturës si dhe ligjërimi në kundërshtim me ligjin e urbanistikës të shfrytëzimit të objekteve të ndërtuara rishtas, të papajisur me lejen e shfrytëzimit, ishin disa nga shqetësimet e tjera të deputetit të PS-së. Komisioni, pasi e miratoi projektin në parim, ka vijuar më pas me diskutimet nen për nen. Projektligji synon rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit të objekteve të përbashkëta, të ndërtesave të banimit, truallit etj., që janë në bashkëpronësi.
Zotimi i qeverisë
Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së më 17 shkurt tha se qeveria po përgatitet të zbatojë një nga zotimet e saj për dhënie kredie 3000 familjeve që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve. Në këtë mënyrë PD-ja jo vetëm do të mbajë zotimin e saj për të kredituar këto familje, por gjithashtu do të lirohen shtëpitë e ish-pronarëve. Kreu i qeverisë tha se ky zotim elektoral është tashmë i realizuar, pasi janë marrë të gjitha masat, dokumentacioni përkatës tashmë është gati dhe zbatimi i tij do të fillojë sa më shpejt. Mendohet se kreditë do të jenë me përqindje të ulëta.
Të drejta dhe detyrimet
Projekti përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet që qytetarët kanë për objektet e përbashkëta në ndërtesat e banimit me më shumë se një pronar. Drafti i Ministrisë së Transporteve i detyron banorët e çdo pallati që të zgjedhin një asamble dhe një administrator, i cili do të kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të përbashkëta. Në paketën e mirëmbajtjes përfshihen sigurimi i bashkëpronësisë, shërbimet e pastrimit, remontet e ashensorit e të tjera. Tarifat për shërbimet përcaktohen nga asambleja dhe do të paguhen nga qytetarët që banojnë në ndërtesën e banimit.