Në fund të marsit tenderi për HEC-in e Skavicës
19/03/2009 Gjashtë kompani në garë
Qeveria planifikon të zhvillojë në fund të këtij muaji tenderin për dhënien e HEC-it të Skavicës me koncesion. Faza parakualifikuese është zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar dhe nga kjo përzgjedhje dolën fituese për pjesëmarrjen në garë gjashtë kompani të huaja. Burime të Ministrisë së Ekonomisë theksojnë se një kriter i rëndësishëm vlerësimi në fazën e konkurrimit do të jetë impakti social i projektit. Sipas burimeve, hidrocentrali është shkalla e pestë dhe e fundit e skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik të lumit Drin. Parashikohet që kjo vepër energjetike të ketë fuqi të instaluar nga 300-400 megavat. Pas shpalljes së fituesit të tenderit, ministria do të vazhdojë negociatat me kompaninë dhe pritet që procesi i dhënies me koncesion të HEC-it të Skavicës të mbyllet brenda këtij viti. Në fazën parakualifikuese u paraqitën si ofertues konsorciumi italian “TGK”, me përbërje disa shoqëri italiane, “Korea Electric Power Corporation”, që është Korporata Energjetike e Koresë së Jugut, kompania norvegjeze “Satkraft” dhe shoqëria austriake “Verbund”, që zotëron rreth 90 hidrocentrale, kompania austriake “Kelag Grup” si dhe kompania gjermane “R.W.E” AG, e cila kontrollon rreth 2800 megavat nga energjia hidrike. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se me përfundimin e fazës parakualifikuese, do të vazhdohet me fazën e dytë, atë të konkurrimit që është planifikuar të zhvillohet më 30 mars 2009. Në këtë fazë, shoqëritë e kualifikuara kanë të drejtë të paraqesin projektet teknike për projektin e Skavicës.