Uill Smith, plane për tu bërë president i SHBA-ve
Jemi mësuar ta shohim në rolin e të riut që mendon vetëm për argëtimin dhe jetën e shfrenuar, por për këtë nuk kemi të drejtë të mos e marrim seriozisht, qoftë edhe kur bëhet fjalë për plane të largëta. Aktori Uill Smith është duke menduar seriozisht të heqë dorë nga aktrimi për t’iu futur politikës me qëllim që të arrijë në Shtëpinë e Bardhë. Jada Pinket Smith ka thënë se burri i saj Uill Smith është duke planifikuar karrierë si politikan dhe ëndrra e tij është që një ditë të bëhet President i SHBA-ve. “Uill është duke menduar të futet në politikë. Ai njëherë ka thënë se mund ta imagjinojë veten si president i SHBA-ve. Ai nuk bënte shaka, ishte shumë serioz për këtë”, ka thënë Jada.
29 Janar 2010