Uinsdoret
Elisabeta dhe të tjerat, ose më saktë Margaret, motra simpatike dhe rebele, Ana, vajza amazonë, Kate Midëlton, nusja e ardhshme e Karlit dhe në fund një surprizë: princesha e Kentit, gruaja e një kushëriri të Madhërisë së Saj, e cila "gjuhet" nga një gazetar italian, korrespondent në Londër. Ja si (nuk) rrodhën ngjarjet
Një herë, ose më saktë para disa vitesh, kam joshur një princeshë. Një princeshë të vërtetë, nga familja mbretërore britanike. Në atë kohë ajo ishte 60 vjeçe, ndërsa unë 50. Të them të drejtën diferenca e moshës nuk vihej re. Ndër të tjera, princesha e Kentit, Maria Cristina Agnes Hedwig Ida von Reibnitz lindur baroneshë, gruaja e princit Majkëll të Kentit, kushëririt të mbretëreshës Elisabetë, ka qenë dhe vazhdon të konsiderohet si një nga gratë më të bukura të Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu ka qenë edhe një nga femrat më të gjata, një metër e 83 centimetra, e të gjithë familjes mbretërore. Jo rastësisht e kanë joshur burra me diferencë të madhe moshe, natyrisht jo sa ajo që kishim ne të dy. Për shembull, në prill të 2006-ës u fotografua në Venecia, nën shoqërinë e një miliarderi rus, Mikhail Kravchenko, 21 vjet më i ri se ajo, i cili i puthte dorën gjatë një shëtitjeje romantike me gondolë. Në atë moment imagjinova se çfarë mund të mendonte lexuesi, se e kam shpikur këtë histori, duke pasur ndërmend një princeshë të ngjashme. Ndoshta gruaja e kushëririt të mbretëreshës mund të flirtojë me një pasanik rus, por jo me çdo lloj gazetari italian. Fatmirësisht kam një dëshmitar: Mick Hucknall, këngëtari i grupit "Simply Red", i cili ishte me mua mbrëmjen që njoha princeshën; më la paksa përshtypjen se edhe ai e joshte. Po ju tregoj të vërtetën: "E gjuajta" për një kohë të shkurtër, por nuk dha rezultate (nuk e di nëse Mick ia arriti qëllimit). Ishim në Pallatin Bukingam për një mbrëmje gala, në nder të Presidentit të Republikës italiane. Pasi përfundoi darka, të ftuarit u transferuan në holl për të pirë kafe, cigare dhe liker. Princesha u ra në sy të gjithëve, jo vetëm për shtatlartësinë, por edhe për veshjen që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte. Të tërhequr si me magnet, unë dhe Mick, që nuk njiheshim me njëri-tjetrin, u afruam dhe u prezantuam me të. Natyrisht që profesioni dhe kombësia ime tërhoqën vëmendjen e princeshës. Prej pak kohësh kishte publikuar një roman dashurie me bazë tradhtitë, e përshtatur brenda familjes mbretërore dhe e dinte se do të kishte sukses edhe në Itali. E sigurova se do të bëja të mundur prezantimin e tij në faqet e gazetave italiane, përmes të njohurve të mi. Princesha u duk e interesuar. Po i thosha se, për ta diskutuar më mirë këtë çështje, mund të takoheshim në një vend tjetër, më të qetë, ku nuk kishte shumë njerëz. Ajo shpërtheu në të qeshura ironike dhe ashtu siç dinë të bëjnë princeshat, ktheu kokën nga holli, sepse si me magji në sallë kaploi heshtja. Ǒtë shihja, pas krahëve të mi ishte shfaqur mbretëresha, për të cilën thonë se nuk e duron dot princeshën e Kentit.
Siç dihet Elisabetës i pëlqejnë qentë, ose më saktë këlyshët e vegjël, që i ka me shumicë. Kafshët e vogla janë të parat që hynë në dhomën e saj në mëngjes, kur shërbëtorët i hapin perdet për ta zgjuar. Ndryshe nga Elisabeta, princeshës së Kentit i pëlqejnë macet e racës siameze. Thuhet se një herë iu ankua mbretëreshës, pasi një nga qentë e saj i kishte kafshuar macen. Mbretëresha filloi ta vinte në lojë me batutat e saj të rënda.
Natyrisht që ka arsye të tjera për antipatinë e tyre reciproke: ndoshta një prej tyre është fakti që princesha mburret se ka nëpër vena më shumë gjak mbretëror se çdo pjesëtar tjetër i familjes, ose sepse babai i princeshës, baroni Von Reibnitz, ishte një zyrtar i lartë i SS-ve gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo ndoshta sepse pas divorcit të prindërve, princesha shkoi në Australi me të ëmën dhe hapi një qendër estetike në Kenberra. Natyrisht që ky nuk është maksimumi për një aristokrate. Sido që të jetë, Madhëria e Saj u shfaq në holl dhe vendosi të më drejtohej fillimisht mua, sigurisht jo për elegancën time, por sepse ndodhesha më pranë saj, duke më pyetur nëse po kënaqesha ("Are you enjoying the evening?"). Belbëzova i përhumbur një përgjigje, por kur u ktheva për të vazhduar bisedën me princeshën, ajo ishte zhdukur, njësoj si në përralla.
Që nga ajo kohë e deri më sot, nuk e kam parë më, përveçse në fotografi, mes krahëve të një oligarku rus. Ju tregova historinë e një gruaje të familjes mbretërore britanike, të cilës po i vjen fundi. Gjithsesi, duhet ta dini se kur të fiksohet dikush në kokë, nuk arrin t‘ua heqë dot më njeri. Vazhdoj ende të mendoj se, nëse nuk do të kishte ardhur Madhëria e Saj, kushedi se si do të kishte përfunduar ajo natë.