E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Takimi i çuditshëm me Mediun

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uithers ka mohuar përfshirjen e tij apo të zyrtarëve të tjerë në çështjen e fishekëve

Ambasadori: Mediu i emocionuar më pohoi sesi ta ndalte reporterin e NYT. Askush nuk i mbështeti idetë e tij

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon Uithers, ka pranuar se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kishte kërkuar një takim urgjent, por ai mohon të ketë aprovuar idetë e tij për të fshehur municionet. Gazeta “Los Angelos Times” citon një intervistë të Uithersit, ku ky i fundit mohon kategorisht të ketë gisht në fshehjen e origjinës së municioneve të blera në Shqipëri për të furnizuar ushtrinë afgane. Ambasadori i SHBA-ve e paraqet krejt ndryshe nga kongresmeni Waxman bisedën me Mediun, duke shtuar se ministri shqiptar i kishte sugjeruar gjëra të “habitshme”. Në intervistën e tij, Uithers ka pohuar se Mediu i kishte kërkuar një takim urgjent, ndërsa ai kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë çështje të ndjeshme terrorizmi. Në të vërtetë, Mediu i kishte pohuar në një gjendje emocionale gjëra të çuditshme, për mënyrën sesi mund ta ndalte gazetarin e “Thë Neë York Times” të vizitonte aeroportin e Rinasit, ku bëheshin ripaketimet e municioneve kineze, që do të dërgoheshin më pas drejt Afganistanit.

***

“Asnjë nga anëtarët e Ambasadës nuk dha ndonjë shenjë se mbështeste idetë e çuditshme të Mediut”,-ka thënë Uithers për “Thë Times”, duke shtuar se ministrit shqiptar iu kërkua të përgatiste një reagim, në rast se shkrimi botohej. Ambasadori amerikan në Tiranë, Uithers, ka shtuar më tej në intervistën e tij se ky takim është keqkuptuar nga majori Lerri Herrison, mbi dëshminë e të cilit janë ngritur akuzat e kongresmenit Waxman. Më tej, në artikullin e botuar në “Los Angelos Times” publikohen fakte të reja për letrën që ambasadori Xhon Uithers i ka dërguar kongresmenit Waxman, të cilit i kërkon një takim kokë më kokë për të sqaruar të vërtetën e rolit të tij dhe të ambasadës në aferën e fishekëve kinezë.

***

Në letrën dërguar kongresmenit Waxman, Uithers shpreh shqetësimin pse akuzat ndaj tij dolën më parë në media, pa mbërritur ende tek Sekretarja e Shtetit, Kondolesa Rais. “Në letrën tuaj, më 23 qershor drejtuar Sekretares Rice, ju më keni bërë disa lidhje që kanë të bëjnë me mua dhe stafin e ambasadës me investigimet për aktivitetin kriminal të kompanisë AEY. Jam i sigurtë se këto lidhje jane tërësisht të gabuara. Përveç kësaj, letra në fillim i është drejtuar mediave, përpara se të arrinte tek Sekretarja e Shtetit apo tek pala e interesuar, në këtë rast, unë” -thuhet në letrën që Uithers i ka dërguar kongresmenit Waxman. Marrë nga “Los Angelos Times”

Letra e Withers, dërguar kongresmenit Waxman

(Dërguar më: 14/07/08)

Kongresmenit Henry A. Waxman

Dhoma e Perfaqësuesve ne SHBA

Ndertesa Rayburn 2157

Uashington DC 20515 6143

I dashur z. Kongresmen

Ne letren tuaj te dates 23 qershor drejtuar Condolezza Rice, ju bëni nje sere akuzash sipas te cilave une dhe anetaret stafit tim kishim bere nje sere gabimesh te renda lidhur me hetimet për vepren penale ndaj kompanise AEY. Ju siguroj se te gjithe akuzat e leshuara jane te gabuara ne teresine e tyre. Pavarësisht kësaj, ajo leter iu dha gazetareve përpara se te mbërrinte te Sekretarja Amerikane e Shtetit, te pala tjeter apo te mua. Ndaj asnjeri nuk pati mundesi te përgjigjej përpara se keto akuza te renda te publikoheshin ne Neë York Times, apo ne mediat e tjera kryesore.

Ne shenje respekti do te deshiroja nje takim balle per balle me ju per te prezantuar historine e vertete te aktiviteteve te ambasades amerikane lidhur me kompanine AEY dhe per te hedhur poshte akuzat e leshuara ndaj reputacionit të nje kuadri te përkushtuar që shërben në Ambasadën Amerikane në Shqiperi.

Duke qene se jam ne lëvizje, për një konveniencë më të madhe e kam derguar kete leter nepermjet avokatit tim, Z. J. Michael Hannon. Pa ju bezdisur, për nje përgjigje kontaktoni ate ne numrin (202)232-1907

Ju falenderoj paraprakisht për marrjen në konsideratë prej jush të kërkesës time.

Me respekt

John L.Withers II

Ambasadori i SHBA në Shqipëri

Mediu

Mediu iu përgjërua Withers-it ta ndihmonte, duke parandaluar publikimin e një historie që mund të ishte potencialisht dëmtuese. Withers tha se Mediu, në një gjendje emocionale, kishte hedhur sugjerime të tilla si “bllokim i aksesit për reporterin” apo “ripaketim i municionit për të fshehur origjinën kineze të tyre”.

Ëithers tha se ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, të pranishëm në takim nuk dhanë asnjë shenjë me të cilën të tregonin se ata aprovonin këto ide, duke sugjeruar vetëm se Mediu duhet të përgatiste një përgënjeshtrim ndaj artikullit pas publikimit.

Ambasadori i SHBA-ve mohon implikimin në çështjen e fishekëve, në një letër dërguar kongresmenit Waxman

Fishekët, tension mes  DASH dhe Kongresit

WASHINGTON- Hetimi për mashtrimin me armët në Afganistan ka ndryshuar drejtim, për shkak të dyshimeve të ngritura nga komisioni i Kongresit ndaj diplomatit amerikan. Akuzat kundër ambasadorit duket se janë të paqarta, megjithatë prokurorët po përpiqen të përcaktojnë pasojat në rast përfshirjeje, çka do të konsiderohej një prej rasteve më serioze të abuzimeve ndër vite. Nga ana e tij, ambasadori Uithers i ka dërguar një letër kryetarit të komisionit Waxman, mbi një tjetër letër që ky i fundit i ka dërguar sekretares së Shtetit, Kondoleza Rais. Çështja zë fill me një tregtar armësh me qendër në Majami, i cili i shiti municione Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar forcat ushtarake të Afganistanit nëpërmjet një kontrate prej 298 milion% dollarësh me Pentagonin. Hetuesit kanë gjetur prova se kontraktuesi bleu miliona fishekë të vjetër kinezë, që gjendeshin në Shqipëri që prej kohës së Luftës së Ftohtë.

***

Hetimet e prokurorisë janë komplikuar në momentin që Henry Waxman, kryetari i Komitetit të Reformave Qeveritare në Kongres tha se kishte dëgjuar prej një dëshmitari se diplomati Uithers mund të ketë luajtur një rol kyç në fshehjen e provave të mashtrimit. Në letrën dërguar Kondoleza Rais, Waxman pohonte se ambasadori Uithers kishte aprovuar një plan për të fshehur origjinën e municioneve kineze, që dërgoheshin më pas në Afganistan.Pasi hetoi çështjet e ngritura nga Waxman, Prokuroria ndërmori një hap të pazakontë javën e kaluar, duke i dërguar fletë-thirrje Uithersit dhe pesë zyrtarëve të tjerë të ambasadës në Tiranë që të shkojnë të dëshmojnë përballë një jurie supreme. Nga ana e tij, avokati i të pandehurit kryesor, Efraim Diveroli, tha se hetimi i komitetit mund të sjellë të dhëna të reja për të rrëzuar çështjen. “Nuk mund të konsiderohet krim, nëse ambasadori i Shteteve të Bashkuara e ka aprovuar këtë gjë”,-tha avokati Hauard Srebnick. Pyetjet e ngritura nga kongresmeni Waxman dolën mbi sipërfaqe javën e kaluar, kur Uithers foli për herë të parë në një intervistë për “Thë Times”, duke mohuar çdo lloj përfshirjeje të ambasadës dhe duke këmbëngulur që zyrtarët e tij kanë punuar ngushtë me prokurorinë për të siguruar prova. Versioni i Uithersit është mbështetur prej së paku katër zyrtarëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

***

“Jo vetëm që nuk e kemi mbuluar këtë gjë, por kemi qenë një ndihmë për hetimin dhe jemi krenarë për këtë”,-ka thënë diplomati prej 24 vitesh, Uithers. Ai ka marrë leje nga Departamenti i Shtetit për të folur publikisht për këtë çështje si individ dhe jo si përfaqësues i Qeverisë Amerikane. Zhvillimet e fundit kanë rritur tensionet mes Departamentit të Shtetit dhe Komitetit të Waxman, i cili përbëhet nga një panel agresiv, që i shkakton mjaft shqetësime administratës së Bush. Uithers dhe mbështetësit e tij thonë se paneli u nxitua në publikimin e akuzave të rreme për përfshirje të mundshme në këtë skemë.

Vendimi i Uithers për të folur ka shumë të ngjarë të rindezë tensionet dhe përfaqëson një rast të rrallë, në të cilin një diplomat karriere sfidon një ligjvënës të nivelit të lartë.

Marrë nga “Los Angelos Times”

Si u përmend emri i ambasadorit Uithers në çështjen e fishekëve drejt Afganistanit

Dëshmia e majorit Harrison dhe rezervat për hetimin

Një punonjës i ambasadës amerikane, i cili ishte i pranishëm në takim i tregon ngjarjet në një tjetër mënyrë.

Majori Larry Harrison, një këshilltar i Departamentit të Mbrojtjes në ambasadë pohonte për Komitetin e drejtuar nga kongresmeni Waxmanse ai besonte që ambasadori e kishte aprovuar vendimin e Mediut që atë të natë të zëvendësoheshin etikat kineze të municionit. Harrison ka ngarkuar me përgjegjësi në këtë memo zyrtarët e ambasadës, të cilët refuzuan sugjerimin e tij për të informuar Komitetin Waxman

Në bazë të dëshmisë së Harrison dhe komenteve të tij, Waxman iu drejtua me një letër Sekretares se Shtetit, Rice në 23 qershor, duke cituar evidenca sipas të cilave: “Ëithers ka aprovuar heqjen e etiketimeve” që municioni shqiptar ishte në fakt kinez. Letra e Waxman, e cila u publikua në websitin e Komitetit në të njëjtën ditë, duket se implikon Ëithers dhe të tjerë zyrtarë të ambasadës në skemën e AEY dhe kjo u pasqyrua në mënyrë të gjerë ditën tjetër. Withers ka pohuar për “Thë Times” se kishte mbetur pa fjalë nga akuzat publike të Waxman, akuza të cilat ai i cilësonte të pavend, duke pasur parasysh bashkëpunimin e ambasadës me hetuesit e çështjes. Dyshimet e Waxman janë nxitur nga fakti që ambasada nuk përmendi fare takimin e 19 nëntorit me Mediun, pasi Komiteti i kishte kërkuar asaj informacion mbi kontaktet me zyrtarët shqiptarë. Por Withers ka shtuar se nuk kishte nevojë të raportonin këtë takim, pasi emri i tregtarit të armëve nuk doli. Në atë kohë, puna e AEY në Shqipëri ishte pezulluar dhe një anëtar i stafit të ambasadës kishte punuar që të sigurohej se ministri i Mbrojtjes nuk rrezikonte çështje kriminale. “Më tej, takimi u përqendrua në shqetësimin e ministrit të Mbrojtjes mbi një reporter gazete dhe jo mbi hetimet qeveritare”,- ka thënë Withers.

WAXMAN

Kongresmeni: Hetimi  për AEY, i kujdesshëm

Kongresmeni Henri Ëaxman, në një prononcim për “Los Angeles Times” mbrojti punën e panelit të tij, duke e cilësuar atë si: “metodike dhe të kujdesshme”. Ai tha se ishte i zhgënjyer që Uithers nuk kishte rënë ende dakord për të folur me stafin e Komitetit. Departamenti i Shtetit, ditën e enjte i dha leje ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Uithers dhe anëtarëve të tjerë të stafit të ambasadës për të folur me vullnetin e tyre me anëtarët e stafit të Komitetit. “Është një zhvillim shumë domethënës, nëse zyrtarë të ambasadës detyrohen të dëshmojnë para një grand-jurie që heton për vepra kriminale”, -ka thënë Waxman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›