E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, pranga dy ish zyrtarëve të KESH-it

Lushnje- Policia ka prangosur dy ish zyrtarë të KESH-it në Lushnje, pasi akuzohen se kanë shitur transformatorë duke përfituar paratë për vete.

Sipas burimeve policore mësohet se të ndaluar janë shtetasit Sh. K, ish funksionar në Lushnje dhe E.P, kryeinxhinier.

Nga hetimet ka rezultuar se ata i kanë shkaktuar një dëm shtetit me vlerë 300 mijë dollarë. “Dy ish zyrtarët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të shitur transformatorët e KESH-it dhe paratë e shitjes i kanë përfituar vetë”- thanë burimet policore.

Mbi ta rëndon akuza e abuzimit me postin dhe shpërdorimit të detyrës dhe kanë qenë nën hetim prej disa kohësh.

Ata do të dëshmojnë rreth asaj për të cilën akuzohen, ndërkohë që dosja hetimore i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›