E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uitni Hjuston, Ish-bashkëshorti deklaron: “Është biseksuale”



Ndoshtë është xheloz për suksesin e ish-bashkëshortes për albumin ”I Look To You”, megjithatë në çdo rast Bobi Braun rikthehet të flasë për atë. Ai shpreh mendimet e tij me anë të librit autobiografik ”Bobby Brown: The Truth, the Whole Truth and Nothing But” që do të dalë në shitje muajin e ardhshëm. Paraprakisht publikohen disa detaje mes të cilave edhe të dhëna se Uitni Hjuston është biseksuale dhe ka pasur një marrëdhënie të gjatë me sekretaren e saj Robin Craford. Në të vërtetë, disa vjet më parë qarkulluan zëra në lidhje me një lidhje speciale që kishte diva e popit me asistenten e saj. Bobi ka përfituar nga kjo gjë për të bërë bujë me librin e tij. “Martesa mes ne të dyve ishte e mallkuar që në fillim – shkruan Braun – mendoj se u martuam për të gjitha arsyet e gabuara. Tani e kuptoj që Uitni kishte një program të ndryshëm nga i imi që në momentin që u martuam. Qëllimi i saj ishte të pastronte figurën, ndërsa qëllimi im ishte të duhesha dhe të kisha fëmijë. Mediat e akuzonin se ishte biseksuale dhe se kishte një marrëdhënie me Robin Craford. Por ajo ishte diva dhe ylli i paarritshëm dhe kjo situatë mund ta dëmtonte shumë atë. Për këtë arsye ajo vendosi të martohej me mua dhe të kishte fëmijë, gjë që shuajti çdo fjalë që ishte përhapur”.

Met Demon
Motra e tij do të luajë rolin e të dashurës

Motra nga njerka e aktorit Met Demon është befasuar kur është ftuar në prova nga Hollivudi për të luajtur në një film të ri dhe më pas i është thënë se do të luajë rolin e të dashurës së tij.
Modelja e shndërruar në aktore, Sarah Bredford, 22 vjeçe, është rritur me fituesin e çmimit Oskar, pasi nëna e saj dhe babai i tij ishin martuar. Ajo thotë se kurrë nuk e ka shfrytëzuar Demonin ta ndihmonte për të arritur sukses në Hollivud dhe ka siguruar rolin për filmin “The Adjustment Bureau” falë punës së saj. Por Sarah edhe pse e sigurt në vetvete është befasuar kur bosët e filmit i kanë dhënë se duhet të shkojë në shtrat me Demon.

22 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›