Uitni Hjuston, aktorja dëshiron të risjellë “Truprojën”
Mes impenjimeve të shumta për vitin 2010, Uitni shikon mundësinë t’i rikthehet kinemasë pas suksesit me filmin “Truproja”, ku luan përkrah aktorit të famshëm Kevin Kostner. Në moshën 46-vjeçare, këngëtarja shpjegon se çdo të thotë të jesh seksi. Pas “Truprojës” mori pjesë edhe në dy filma të tjerë, të ciët nuk patën suksesin e menduar: “Waiting to Exhale” në vitin 1995 dhe “The Preacher's wife" më 1996. Por në intervistën e gjatë për revistën “InStyle” vazhdon duke u dhënë disa këshilla femrave, se si të veprojnë për t’u dukur seksi dhe të dëshiruara: “Të jesh seksi nuk do të thotë të vësh në dukje çdo centimetër të trupit. Fiziku ynë mund të pasqyrojë sensualitet edhe duke mos u dukur, madje vetëm me një lëvizje të vetme çdo femër mund të jetë në qendër të vëmendjes. Një buzëqeshje mund të bëjë për vete një mashkull.”. Këngëtarja rrëfen edhe për një spektakël madhështor dhe dëshirën për t’u prezantuar sa më denjësisht me këngët e reja të albumit ”I Look To You”.
Nikol Sherzinger
“Nuk jam e çmendur pas seksit, më pëlqen të fal dashuri”
Njëra nga këngëtaret më seksi, liderja e grupit “Pussycat Dolls”, Nikol Sherzinger, thotë se seksi nuk ka shumë rëndësi për të, por ajo pëlqen të falë dashuri. Kur Nikol flet për seksin, atëherë këtu duhet të përfshihet edhe piloti i Formula 1, Levis Hamilton, me të cilin ajo ka një lidhje sentimentale. “Seksi nuk ka rëndësi për mua, por adhuroj të fal dashuri”, thotë me krenari bukuroshja Nikol. Më e rëndësishme se këto të dyja, megjithatë është muzika. “Pa muzikën nuk mund të jetoj, është ajër, jetë dhe gjithçka ktjetër e bukur. Sigurisht që edhe pa dashuri nuk mund të jesh e lumtur. Unë ndihem mirë falë njeriut të zemrës dhe mendoj se seksi nuk është aq i rëndësishëm sa dashuria e vërtetë” shprehet këngtarja.
18 Dhjetor 2009