Kreu i ri i KQZ-së, Kuvendi ka shkelur afatin
Eksperti i PS-së në cilësinë e bashkëhartusit të kodit të ri zgjedhor ka dhënë alarmin për shkeljen nga Kuvendi i Shqipërisë të afatit për shpalljen e vendit vakant të kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Duke iu referuar përcaktimit të nenit 181 të kodit, Bledar Çuçi thotë se ky hap duhet të ishte bërë menjëherë pas dekretimit të kodit elektoral nga presidenti Bujar Nishani.
Ligji është i qartë, menjëherëë pas dekretimit të Presidentit, Kuvendi duhet të shpallte vakancën. Fakti që nuk e ka bërë nuk është një shenjë e mirë. Kjo duhet të shpallet menjëherë, në mënyrë që personat e interesuar dhe që plotësojnë kushtet, të mund të garojnë, duke bërë të mundur kështu një proces të shpejtë, në mënyrë që brenda tre javëshit të parë të shtatorit KQZ të ketë anëtarët dhe kreun e ri të sajtha ai.
Për Ora News, Çuçi konfirmon se PS-ja ka gati listën me emra për kandidat të mundshëm si anëtarë të KQZ-së, ku ende nuk është përcaktuar nëese do jenë edhe anëtarët aktual të këtij institucioni.
Në PS ka filluar procesi i selektimit, ne kemi grumbulluar disa emra që mendojme se janë të denjë dhe të gatshëm për të kontribuar si anëtarë të këtij institucioni dhe në momentin e parë që do të na kërkohet, do të bëhet dhe publikimi i tyreu shpreh Çuçi.
Çuçi i ka bërë apel qeverisë të nxitojë me nisjen e përgatitjes së infrastukturës zgjedhore, pasi koha shtrëngon dhe përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një element që kërkon marrjen sa më parë të masave.