E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB Kriminelet fitojne 870 mld ne vit

Një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vlerëson se biznesi ndër-kufitar i grupeve të krimit të organizuar në botë kap vlerën e 870 miliardë dollarëve në vit.
Kjo vlerë e përfitimeve thuhet se është gjashtë herë më e madhe se sa ndihmat zyrtare që jepet për zhvillim në botë, ndërsa përfaqëson 1.5 për qind te PBB botërore.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar, tha se me aktivitetet e tyre, grupet e krimit të organizuar shkaktojnë miliona viktima për çdo vit. Numri më i madh i viktimave vjen si pasojë e trafikimit të qenieve njerëzore.
Me një vlerë që kap shifrën e 320 milionë dollarëve në vit, trafikimi i drogës është forma më fitimprurëse për kriminelët. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 250 dollarë në vit, falsifikimi është gjithashtu një e dhënë tjetër shumë e lartë për grupet e përfshira në krimin  e organizuar.
Trafikimi i qenieve njerëzore sjell rreth 32 miliardë dollarë të ardhura në vit. Këto të dhëna u publikuan nga OKB-ja në kuadër të një raporti i cili synon rritjen e informimit mbi përfitimet e krimit të organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›