E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ilaci i pare kunder HIV-Aids

Zyrtarët amerikanë kanë miratuar atë që thonë se është ilaçi i parë në treg që ul rrezikun e infektimit me virusin HIV që shkakton SIDA-n.
Administrata e ushqimeve dhe barnave thotë se ilaçi Truvada tani mund të përdoret çdo ditë në kombinim me praktika të tjera mbrojtëse për të pakësuar rrezikun e infektimit me HIV gjatë marrëdhënie seksuale për personat me rrezik të lartë infektimi.
 Administrata amerikane e ushqimeve dhe barnave thotë se miratimi i Truvadës shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it
Në një deklaratë me shkrim, komisionerja, Margaret Hamburg tha se miratimi i këti ilaçi shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it. Ajo shtoi se çdo vit, rreth 50.000 te rritur dhe adoleshente amerikanë diagnostikohen me infeksionin HIV.
Nga rreth 240 mijë mbartës te virusit, doktorët dhe pacientët thonë se metoda të reja janë të nevojshme për të luftuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›