E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rexhina", merr 30 vjet burg

TIRANE - Grabitja e makinave luksoze me arme e maska iu ka kushtuar plot 30.4 vjet burgim, kater te pandehurve te operacion "Rexhina". Dje togat e zeza te Gjykates se Apelit per Krime te Renda kane shpallur fajtore dhe kane denuar me nga 12 vjet burg secilin, te pandehurit Edmond e Gentian Nezaj, 2 vjet e 4 muaj te pandehurin Dritan Hamiti, si dhe 900 milione leke gjobe. I penduari i grupit, Erlind Taullaj eshte denuar dje me 4 vjet burg. Nga hetimet e kryera nga prokuroria kater te pandehurit akuzohen per 7 episode te vjedhjes se makinave, me arme e maska. Midis te grabiturve jane kengetarja Ermiona Lekbello dhe kreu i Dhomes Kombetare te Tregtise, Gjok Uldedaj. Menyra sesi ka funksionuar grupi u zbulua pas nenshkrimit te akt marreveshjes me Prokurorine e Krimeve te Renda, ku ai trajtohet si nje bashkepunetor i drejtesise. Taullaj tregoi menyren sesi jane realizuar te gjitha grabitjet, si dhe me pas gjetjen e tregut dhe shitjen e makinave.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›