Uji i ndotur, 9 mijë banorë të kërcënuar nga epidemitë
20/05/2009 Defektet në rrjet përziejnë ujërat e bardha me ato të zeza. Rreziku në 5 fshatra
BERAT- Rreth 9 mijë banorë të 5 fshatrave të Bashkisë së Urës Vajgurore rrezikohen nga epidemia e ujit të ndotur. Problemi shqetësues ekziston prej 2 vjetësh, por ende nga ndërmarrja e bonifikimit nuk është marrë asnjë masë konkrete për eliminim të defektit që ndot ujin. Janë pikërisht fshatrat Konsebaltë, Pashalli,Mbreshtan, Vokopol, Poshnjë, të cilët përdorin ujë të ndotur, për shkak të rrjetit të ujërave të zeza që depërton në tubacionin e ujësjellësit. Ky defekt aktualisht ndodhet në vendburimin në fshatin Pashalli, ku është dhe stacioni i pompimit të ujësjellësit.
Ndotja
Çarja e tubacionit të ujësjellësit, bën që brenda tij të depërtojnë ujërat e zeza nga kolektori i kanalit kryesor që shërben për shkarkim të ujërave të kënetës të fshatit Konesbalt. Frika e banorëve është ripërsëritja e rasteve epidemike si para 1 viti ku rreth 110 persona nga kjo zonë, për shkak të konsumimit të ujit të përzierë me fekale, përfunduan me diarre dhe simptoma të rënda në spitalin rajonal të Beratit. “Edhe pse banorët janë ankuar që në fillim të këtij fenomeni, prej 2 vjetësh nuk është marrë asnjë masë, ndërsa rritja e temperaturave do të çojë në lindje të një epidemie tjetër”, thonë banorë të këtyre fshatrave. E vetmja përgjigje nga Ndërmarrja e Bonifikimit dhe institucionet e pushtetit lokal është se ky problem do të zgjidhet sapo të përfundoj shtrimi i një tubacioni tjetër të ujësjellësit që do të furnizojë këto fshatra, por ende nuk dihet afati i përfundimit të një projekti të tillë. Në lidhje me këtë problem banorët thanë se e kanë zgjidhur paraprakisht duke blerë ujin e pijshëm ose duke e transportuar nga ujësjellës të fshatrave të tjerë. Ndërsa për gazetën për situatën e rënduar u shprehën se duhet të merren masa dhe mos të zvarritet problemi i ujit të pijshëm, pasi sjell seriozisht rrezikun e epidemisë. Por ndërkohë ka dhe shumë banorë të tjerë, të cilët e përdorin këtë ujë pavarësisht ndotjes, pasi nuk kanë mundësi ekonomike që ta blejnë atë. Këta janë dhe më të rrezikuarit pasi e konsumojnë dhe për pirje dhe për gatim ujin, i cili një vit më parë pas analizave nga Drejtoria e Shëndetit Publik doli më përmbajtje të lartë mikrobakteriale.
Peticion 1500 banorë: Shpërthimet afër fshatit
Guroret rrezikojnë banesat e fshatit Konesbalt
URË-VAJGURORE- Dy guroret e ngritura pranë fshatit Konesbalt të Bashkisë së Urës- Vajgurore janë bërë problem tepër shqetësues për banorët e këtij fshati. Shpërthimet e fuqishme jashtë normave të lejuara nga guroret kanë tronditur 1500 banorët e fshatit Konesbalt. Të indinjuar për këtë problem banorët e dëmtuar thanë se qeveria nuk duhet të japë leje për ushtrim të aktivitetit të guroreve që janë jo më shumë se 500 metër larg shtëpive të tyre. Si pasojë e dëmeve të sjella nga shpërthimi masiv banorët kanë kërkuar para disa javësh ndërhyrjen e policisë për ndalim të shpërthimeve masive. Përveç ndotjes së ambientit, tashmë kryefamiljaret thonë se kanë frikë e një ditë do t’u shemben shtëpitë. Kryeplaku i fshatit Konesbaltë, Fatbardh Danushi, thotë se pas shpërthimit të ndodhur të dëmtuarit bënë një relacion të dëmeve të tyre dhe kërkuan moskryerjen e një aktiviteti të tillë afër banesave. Për zgjidhjen e këtij problemi nuk është marrë asnjë masë edhe pse në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Urës Vajgurore u ngrit një komision për verifikim dhe ndalim të shpërthimeve masive nga guroret. Në lidhje me këtë problem kryeplaku i fshatit Konisbaltë njëkohësisht dhe këshilltari i Këshillit Bashkiak Fatbardh Danushi tha se të dëmtuarit e fshatit kanë bërë një peticion dhe e kanë nisur në Bashkinë e Urës Vajgurore duke kërkuar marrjen e masave për ndalim të shpërthimeve në masa të konsiderueshme nga guroret që kryejnë aktivitetin e tyre afër banesave. Por banorët që kanë pësuar dëm, ndihen të tronditur për faktin se këto shpërthime kanë për të ndodhur sërish, ndërsa kërkojnë marrjen e masave nga institucionet përkatëse, ndryshe do të jenë ata vetë që do të zgjidhin këtë problem në rrugë private. Gjatë shpërthimit të parë, banorët që kanë shtëpitë afër gurores që kreu shpërthimin e fuqishëm, thonë se janë konfliktuar me pronarin kur ndodhi shpërthimi i parë pasi patën dëmtime në banesa me çarje muresh dhe trembje të fëmijëve.