E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i pijshëm, protestë nga banorët e ish-Kënetës

Dhjetëra e dhjetëra familje që banojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, janë ndier të shokuar, pasi, sipas tyre, ndërmarrja e Ujësjellësit - edhe pse vitin e kaluar janë investuar mbi 120 mijë euro nga një fondacion i huaj për rrjetin e ri - po bllokon linjat tona duke na prerë ujin. Protesta e tyre dhe kriza e çuditshme ujit në ish-Kënetë rrezikon të sjellë bllokim të autostradës Durrës-Tiranë. Kështu kanë kërcënuar dje protestuesit e zonës informale, në rast se kërkesat e tyre për sigurimin e ujit të pijshëm do të bien në vesh të shurdhër të drejtuesve të Ujësjellësit. Një përfaqësi prej 50 familjesh nga ish-Këneta ka protestuar përpara dyerve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit, për situatën e rëndë të furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët u shprehën se zona e tyre është tejet e varfër dhe se nuk kanë mundësi që të jetojnë me ujë të blerë, dikush po kërkon të na ndërsejë kundra qeverisë me qëllim të keq, sepse është hera e dytë që provokohemi me mungesën e ujit. Por nga ana tjetër, Ujësjellësi i Durrësit justifikohet me përgjigjet se për shkak të largësisë me burimin në Fushë-Kuqe, ka humbje të mëdha në rrjet, duke mos sqaruar si qëndron puna me investimin e kryer disa muaj më parë nga fondacioni i huaj në rrjetin e disa lagjeve të ish-Kënetës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›