E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshëm, Noka takim me ministra dhe prefektët: Të parandalohen zjarret dhe zhurmat akustike

30-07-2012 / Gazeta 55

“Parandalimi i zjarreve dhe zhurmave akustike”, ka qenë urdhëri i prerë i Ministrive të linjës të cilat u mblodhën së bashku për të vënë në jetë urdhrin e dalë vetëm pak ditë më parë në Mbledhjen e Qeverisë për ndërprerjen e zhurmave në orët e vona të natës. Në mbledhjen e Emergjencave Civile, ministri i Brendshëm Flamur Noka kërkoi nga prefektët masa të menjëhershme për të zbatuar urdhërin. “Organizmi i takimit të sotëm lidhet dy çështje themelore. E para që ka të bëjë me detyrat për marrjen e masave dhe bashkërendimin e veprimeve për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku prevalon Akti Noramtiv për “Krijimin e Task-Forcës e marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”  dhe, së dyti, “Për masat suplementare që do të merren për përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen nga zjarret në terretorin e vendit”. 1). Për pritshmërinë e qytetarëve tanë, për domenthënien e veçantë që ka vera si sezon në jetën sociale, por edhe veprimtarisë ekoenomik, si edhe për standardet që Qveria Shqiptare synon të vendosë në jetën e qyetarëve në zonat uristike dhe jo vetëm, ky takim  përbën një tjetër moment për programimin e një sërë masash shtesë. Këto masa synojnë të ngrejnë nivelin e organizimit, të informimit dhe të koordinimit midis strukturave përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor, për t’i bërë ballë me sukses detyrave të caktuara nga Qeveria. Në vitet e fundit Shqipëria ëshët shndërruar në një atraksion të vërtetë turistik. Numri në rritje i turistëve, nga viti në vit, është një tregues shumë i qartë edhe për më skeptikët për këtë fakt. Masmedia ndërkombëtare i ka kushtuar një vëmendje të madhe Shqipërisë dhe bukurive të saj natyrore, në dhjetra kronika e shkrime, duke e sygjeruar si një vend të jashtëzakoshëm për të kaluar pushimet dhe për tu vizituar. Ndotja akustike, gjenerimi i zhurmave nuk ndan asnjë vlerë të përbashkët me shoqëritë e zhvilluara dhe të emancipuara ku ne duam të integrohemi. Ne s’ mund të lejojmë që investimet e shumta të bëra në sektorin e turizmit të keqpërdoren nga pronarë të papërgjegjshëm apo nënpunës të korruptuar të administratës së shtetit. 2.) Lidhur me çështjen e dytë, po kaq të rëndësishme, sikundër ajo e marrjes së masave për rrezikun nga zjarret që sjell kjo sitnë e nxehtë, kërkoj që të gjithë prefektët e qarqeve të marrin masa të menjherëshme për zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Brendshme, lidhur rivlerësimin e rrezikut të zjarreve në territoret e tyre, rifreskimin e planeve të emergjencave dhe marrjen e masave përgatitore për të valë eventuale të nxehti. Përfitoj nga rasti për t’ u bërë apel drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore dhe të strukturave përkatëse që të intensifikojnë më tej punën përgatitore, të bashkëpunojnë me prefektet e qarqeve, drejtoritë e Policisë, strukturat e Emergjencës dhe të Shërbimit të zjarrfikësve, si dhe me Shërbimin pyjor dhe KMR. Pavarësisht masave që ka marrë Ministria e Brendshme për ndërhyrje të mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve, askush nuk duhet të neglizhojë përpjekjet për të përsosur veprimet operacionale të bashkërenduara në tokë.
Në këtë kuadër, dua të theksoj gjithashtu se, strukturat operacionale dhe monitoruese të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrive të tjera, janë struktura mbështetëse të strukturave të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, e cila është drejtuese dhe përgjegjëse kryesore në procesin e ruajtjes dhe mbarështimit të pyjeve”- u shpreh Noka.
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ndërkohë shprehu gatishmërinë e këtij institucioni për parandalimin e ndotjes akustike.
Ndërsa zv.ministri Bino bëri një pasqyrim të gjobave të vendosura ditët e fundit dhe ngriti problemin e mungesës së denoncimeve në rastin e rënies së zjarreve.
Në bazë të urdhërit të fundit parashikohet ndalimi muzikës së lartë pas orës 12 gjatë fundjavës dhe deri në orën 11 e 30 gjatë javës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›