E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nard Ndoka: PDK, pranë koalicionit me PD

30-07-2012 / Gazeta 55

Kryetari demokristian Nard Ndoka ka lajmëruar zyrtarisht largimin nga koalicioni opozitar dhe nisjen e negociatave për tu bërë pjesë e koalicionit mazhoritar. Në një intervistë për “Ora Neës” Nard Ndoka thotës e PDK-ja largohet nga opozita e bashkuar, për shkak të politikave penguese të ndjekura nga lidershipi socialist në mbajtjen e premtimeve për aleatët.
Kreu demokristian thotë se me formalizimin e marrëveshjes nuk mbetet qëllim në vetvete angazhimi në qeverisje por sipas tij këto negociata po bëhen në kuadër të koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndoka thotë se politikat e ndjekura nga lidershipi i Partisë Demokratike janë pragmatiste dhe bashkëpunuese me aleatët.
Prej rreth katër vitesh, pas largimit nga qeveria Berisha, Partia Demokristiane e Nard Ndokës iu bashkua kampit opozitar ndërsa është bërë pjesë e tryezave të vazhdueshme të diskutimeve në këtë kamp. Gjatë kësaj kohe në krye të kërkesave që PDK-ja parashtroi për Partinë Socialsite qëndronin ndryshimet në kodin zgjedhor, çka sipas Ndokës PS-ja nuk përmbushi asnjë premtim të bërë për aleatët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›