E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, fundi i sezonit në rrezik

Përballja e ashpër me Pablo Osvaldon e Romës, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në mesditë, mund t’i kushtojë shtrenjtë Samir Ujkanit. Portieri kosovar rrezikon përfundimin e sezonit para kohe në momentin më delikat të sezonit për Novarën.

Në fakt, përfaqësuesi shqiptar ka pësuar një çarje në dorën e djathtë. Këtë e ka bërë të ditur stafi Azzurr në fund të ndeshjes me Giallorossët. Sigurisht, kjo është një humbje e rëndësishme për trajnerin Attilio Tesser në luftën e ekipit të tij për mbijetesë në Serie A.

Thuhet se Ujkani mund të mungojë një muaj, kështu që ai do të mungonte deri në fund të sezonit. Në vend të ish portierit të Anderlechtit e Palermos, mund të mbrojë veterani Jimmy Fontana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›